Godole: Qeveria “Rama 3”, propagandë dhe censurë me vulë kryeministrore

18/09/2021 19:31

Sekretarja për të Përndjekurit Politikë, Jonila Godole ka reaguar pas  krijimit të Agjencisë për Media dhe Informim nga qeveria “Rama 3”.

Sipas saj, krijimi i kësaj agjencie është ogur i keq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë.

Godole ka kërkuar reagim nga shoqatat e gazetarëve, Këshilli i Medias dhe Etikës dhe gjithë organizmat e tjera që të shprehen kundër kësaj VKM që sipas saj cënon dukshëm lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Fakti që një ndër vendimet e para të marra sot nga qeveria “Rama 3” qe krijimi i një Agjencie për Mediat dhe Informimin, është ogur i keq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë.

Sepse ky duket qe do të jetë mandati i propagandës dhe censurës së ligjëruar me vulë kryeministrore!

Sot kryeministri kurorëzoi ligjin “antishpifje“, për të cilin mori goditje dy vjet më parë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Shpresoj që shoqatat e gazetarëve, Këshilli i Medias dhe Etikës dhe gjithë organizmat e tjera të shprehen kundër kësaj VKM që cënon dukshëm lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Nëse kemi një agjenci informimi mediatik pranë Kryeministrit cili rol i mbetet atëherë ATSH? Po i transmetuesit publik RTSH? Taksapaguesit shqiptar nuk mund t’i kërkohet të paguajë tre institucione që t’i shërbejnë qeverisë?! Dhe as nuk mund të detyrohet të paguajë kostot e ERTV; se ngado që ta kthesh këtë Agjenci, ky duket të jetë misioni i saj i vërtetë!”, shkruan Godole.

Postimi i Godoles

 

Top Channel