Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të Euronews (Euronews Enlargement Summit), një forum i nivelit të lartë që fokusohet në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivën e anëtarësimit për vendet kandidate.
Në kuadër të këtij aktiviteti, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një bisedë me gazetarët e Euronews, ku pritet të trajtohet ecuria e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Shqipëria vijon paralelisht punën teknike për procesin e integrimit, me takime dhe negociata që synojnë mbylljen e grupkapitujve të radhës, në kuadër të negociatave të anëtarësimit.
Gjatë vizitës në kryeqendrën europiane, Kryeministri Rama do të zhvillojë gjithashtu një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Top Channel