Familja e Sali Kishtës, nga Dragoti i Belshit prej 20 ditësh jeton në çadër.

Ishte shpërthimi i bombolës së gazit, që i vuri flakës shtëpisë. Në momentin që shpërtheu bombola e gazit në shtëpia ishte djali i shtëpisë 12 vjeç dhe vajza 3 vjeç fatmirësisht flakët e zjarrit preken vetëm shtëpinë dhe jo fëmijët.

 “Kur shpërtheu bombola e gazit ku ishe? Këtu bashkë me motrën dhe gjyshin. Gjyshi ishte tek bombola e gazit, më kërkoi një copë ia dhashë e hodhi përsipër dhe shpërtheu. U dogj çdo gjë. Unë dua një shtëpi, po vjen dimri, shkolla do të fillojë nuk dua të shkoj në çadër” , tha Sali Kishta.

Familjes Kishta këtë vit do t’i duhet të jetojë vetëm me 5 mijë lekëshin e ndihmës ekonomike. Prodhimi bujqësor ishte tepër i dobët për shkak të thatësirës.

Po shoh që kë shembur muret ke para që t’i bësh nga e para? Jo, nuk kam pres të më ndihmojë shteti. Çfarë pune bën? Nuk kam jam në punë. Po në bujqësi? Ku ka bujqësia ja kam mbjell rrush dhe ullinj, rrushin nuk e shes dot se është tharë nuk kemi sistem vaditës”, tha ai.

Rezarta nëna e dy fëmijëve thotë se edhe pse kanë qenë të varfër kurrë nuk i kanë zgjatur dorën dikujt, por sot që janë mesin e 4 rrugëve ajo kërkon ndihmë.

“Ne më përpara ishim të varfër, por të patën kishim shtëpinë. Kërkoj ndihmë ju lutem më ndihmoi të futëm në shtëpi”, tha ajo.

Top Channel