Tirana e detyruar të fitojë/ Të dielën përballet me Egnantian, Kukësi pret Kastriotin

18/09/2021 23:16

Të dielën mbyllet java e dytë e Abisnet Superligës me dy çiftet e fundit, Tirana-Egnatia dhe Kukësit-Kastrioti.

Bardheblutë e Orges Shehit vijnë në këtë ndeshjet të dytë pas fitores së arritur një javë më parë ndaj Skënderbeut, ndërkohë që trajneri i kryeqytetasve thekson se pavarësisht emrit jo të madh të kundërshtarit të radhës duhet respektuar.

Ndërkohë që Kastrioti pas mbijetesës në momentet e fundit një vit më parë e ka filluar jo mirë këtë sezon me humbje edhe pse ka luajtur relativisht mirë përball Dinamos. Këtë herë skuadra e Ramadan Ndreut ka një tjetër kundërshtarë të vështirë në letër si Kukësi.

Top Channel