Edi Martini i gëzohet pikës së fituar në “Loro Boriçi”, ku skuadra e tij luajti nga fundi i pjesës së parë në inferioritet numerik.

“Ashtu si erdhi loja, mund ta konsideroj pozitiv. Kur ishim 11 me 11 luajtëm më mirë, qarkulluam topin, patëm raste para porte. Në qarkullim ishim më të qartë, dolëm nga presioni çdo herë. Në rrethana të tilla, kur merr një barazim me 10 lojtarë, të duket i drejtë. Nuk jam i gëzuar në mënyrën se si shkoi loja, i mërzitur se erdhëm sot për të marrë tre pikët. Vinim pas tre fitoresh me gjendje të mirë, e kishim planifikuar ndryshe. Loja ka të papriturat e veta, jam i kënaqur me barazimin por jam edhe i dëshpëruar se me 11 kundër 11 mund të merrnim fitoren.”

Ndeshja që zgjati 100 minuta: “100 minuta janë shumë, por bashkë kohën që marrin dëmtimet dhe VAR-i është “OK”. Duhet të zbatojmë rregulloren.”

Personaliteti i Teutës: “Lojtarët kanë treguar personalitet në fushë, treguan se janë kampionë. Të luash 55 minuta me një lojtar më pak, të bësh kilometra dhe të shënosh, komplimente atyre. Ne nuk kemi nevojë për grada, kemi nevojë për pikë

Top Channel