E martë, 16 Gusht 2022
16:12
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?

Rritja e çmimeve të gazit dhe naftës me shumicë nënkupton se amvisëritë në mbarë Evropën përballen me fatura më të shtrenjta të energjisë gjatë këtij viti dhe jo vetëm.

16:09
Estonia ndalon rusët të hyjnë në vend duke filluar nga 18 gushti

Estonia po vendos sanksione kundër Rusisë duke ndaluar nga data 18 gusht hyrjen e qytetarëve rusë me viza turistike në vendin më verior të Balltikut si pasojë e luftës në Ukrainë. Bashkimi Evropian, anëtar i të cilit është Estonia, tashmë ka ndaluar udhëtimet ajrore nga Rusia. Por rusët ende mund të udhëtonin me rrugë tokësore për në Estoni dhe me sa duket marrin prej andej fluturime për në destinacione të tjera evropiane.

16:02
Me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkojë 500 kilometra, makina elektrike më moderne e prodhuar në Indi

Një kompani e re nga India, “Ola Electric Mobility”, e cila nga viti 2017 prodhon skuterë elektrikë, sot ka paralajmëruar prodhimin e makinës më moderne elektrike në Indi që do të fillojë në vitin 2024.

15:47
Reja shpjegon humbjet: Lojtarët ishin të stërlodhur dhe nervozë. Tentojmë fitoren në dy ndeshjet e radhës

Koha konsiderohet si ilaçi më i mirë i të problemeve, megjithatë janë disa gjëra që lënë gjurmë dhe që kërkojnë jo vetëm analizë por edhe përgjigje.

15:29
Grumbulluesit ulin çmimet/ Fermerët e Fierit të pakënaqur, frutat nuk po shiten ndërsa tregu është plot

Fermerët fierakë ankohen se u mbetën pa shitur nektarinat.

15:05
Kujdes, TIBO piraton/ Digitalb i vetmi distributor televiziv i Top Channel dhe TV Klan

Kompania Digitalb është i vetmi distributor i kanaleve televizive kombëtare Top Channel dhe TV Klan.

15:04
Kriza energjetike në Kosovë/ Qeveria nën kritika për keq menaxhim të situatës

Me ndihmën e Shqipërisë, Kosova anuloi dje planin për kufizime drastike të energjisë.

14:46
SHBA teston raketën balistike ndërkontinentale “Minuteman 3”

Ushtria amerikane njoftoi sot se kreu një provë me raketën balistike ndërkontinentale “Minuteman 3”, provë e shtyrë për të shmangur shkallëzimin e tesioneve me Kinën, gjatë manovrave që Pekini kreu pranë brigjeve të Tajvanit.

14:46
Zjarr i madh në juglindje të Spanjës, më shumë se 1 mijë të evakuuar

Spanja vazhdon ende luftën e saj me flakët. Një zjarr i madh në jug lindje të vendit dogji më shumë se 10,000 hektarë në zonën e Vall de Ebo.  

14:32
Shkolla “Kiço Blushi” gati në shtator/ Veliaj: I jep zgjidhje kërkesës së prindërve, “5 Maji” është kthyer në një kantier transformimi

Shkolla e re “Kiço Blushi” që përfshin të gjithë ciklin e sistemit parauniversitar, nga parashkollori deri në gjimnaz, do të jetë gati në muajin shtator duke iu bashkëngjitur 12 shkollave të reja që hapen në Tiranë në nisje të këtij viti të ri arsimor.

14:32
Dita e dytë e vizitës në Kosovë/ Presidenti Begaj takohet me komandatin e KFOR-it dhe me liderët e opozitës

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është takuar në selinë e Kuvendit, me drejtues të opozitës parlamentare shqiptare dhe përfaqësues të partive minoritare.

14:24
E përplasi mbrëmë 29-vjeçarja në Tiranë, ndërron jetë në spital 60-vjeçari Begzan Hysa

Ka ndërruar jetë në spital një nga kalimtarët e aksidentuar pasditen e së hënës në Tiranë.

14:04
Gjyqtarja e arrestuar për korrupsion/ Gjykata e lë sërish me masën e arrestit në shtëpi

Zamira Vyshkës, gjyqtare në Elbasan dhe aktualisht nën arrest shtëpie nuk ia dëgjoi asnjë nga kolegët e posaçëm të apelit kërkesën për tja hequr masën e sigurisë, të shpallur më herët nga shkalla e parë e Gjykatës Antikorrupsion.  

14:00
Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, përfundojnë në spital dy persona

Dy persona kanë rrezikuar të mbyten ditën e sotme në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

13:56
Shtatë destinacione perfekte nëse po kërkoni për një kapitull të ri në jetën tuaj!

Fuqia e udhëtimit për të rivendosur mendjen dhe trupin tonë është e pamohueshme.

13:48
Në Paris, shfaqja “Gërshëra e fundit” thyen rekorde audience dhe të qeshurash

Shfaqja “Gërshëra e fundit” edhe pse  luhet prej njëmbëdhjetë vjetësh në Teatrin e Mathurins në Paris vazhdon të shkaktojë shumë të qeshura në publik dhe të mbledhë shumë spektatorë.

13:33
Boshatiset plazhi i Shëngjinit/ Shiu largon pushuesit nga bregdeti, trafik i rënduar në rrugët kryesore

Lezha është përfshirë nga moti me shi, ndërsa gjatë ditës së sotme plazhet janë boshatisur plotësisht.

13:32
A janë të sigurt holluesit natyralë të gjakut?

Mjekimet për hollimin e gjakut janë ndër më të përdorurit në ditët e sotme.

13:28
Dikur pjesë e Man. UTD, Dortmund dhe Real Sociedad, sot Januzaj mbetet mes katër rrugëve

Adnan Januzaj diku refuzoi Kombëtaren e Shqipërisë, por sot të gjithë e kanë harruar.

13:26
“Vajza shqiptare në Shqipëri”/ Dua Lipa ndan fotot nga pushimet në Jug

Pak ditë para nisjes së festivalit të shumëpritur “Sunny Hill” që do të mbahet në kryeqytetin tonë në datat 26,27 dhe 28 gusht, Dua Lipa ka ardhur në Shqipëri.

13:09
Gjermania dërgon ushtarë në Bosnjë-Hercegovinë pas dhjetë vitesh

Gjermania ka vendosur të forcojë praninë e saj ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

12:58
Ishte protagonist me dy asiste, Ernest Muçi në formacionin e javës në Poloni

Ernest Muçi në formacionin më të mirë të javës së pestë së elitës së futbollit polak.

12:53
Arsyet pse nuk duhet të vendosni akull kur vriteni

Harrojeni atë që keni ditur deri më tani. Një studim i ri ka treguar se akulli nuk është metoda më e mirë për trajtimin e lëndimeve.

12:45
Ishte me pushime në Turqi/ Ndërron jetë i mituri britanik, teksa notonte në pishinë

Një 14-vjeçar britanik ka humbur jetën, teksa notonte në pishinën e hotelit klu po qëndronte me pushime në Turqi.

12:44
Sërish reduktime të energjisë elektrike në Kosovë

Qytetarët e Kosovës prapë do të përballen me reduktime të energjisë elektrike. Këtë e ka konfirmuar më 16 gusht për Radion Evropa e Lirë, Viktor Buzhala, zëdhënës ne Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS).

12:36
Shisnin flori të rremë/ Detaje nga arrestimi italianëve, argjendaritë  nuk i denonconin se tregtia ishte në të zezë

Të tjera detaje janë zbuluar nga rasti i kontrabandimit dhe shitjes së arit të rremë në Tiranë dhe në Mal të Zi nga dy të moshuar italianë.

12:25
Stadiumi ri i në Katar/ Lusail është gati për inaugurim

Duhen edhe 3 muaj nga starti i kampionatit Botëror të futbollit që do të zhvillohet në Katar dhe një prej stadiumeve të tij është gati për t’u përuruar.

12:22
Komandanti amerikan: Raketat e Kinës mbi Tajvan duhet të kundërshtohen

Vendimi i fundit i Kinës për të hedhur raketa mbi Tajvan është “gorilla në dhomë” që duhet të kundërshtohet, tha të martën një komandant i lartë ushtarak amerikan.

12:00
Avioni i bllokuar nga SHBA/ Mjeti me origjinë iraniane në Argjentinë që prej qershorit

Sekuestrimi i një avioni venezuelian nga Argjentina me kërkesë të SHBA, ka shkaktuar tension mes dy vendeve.

11:59
Jo vetëm për fëmijët/ Ja se për çfarë mund ta përdorni pudrën e bebeve

Me siguri edhe ju jeni një prej atyre personave që mendoni se pudra e bebes duhet të gjendet vetëm në një shtëpi ku ka fëmijë, por pasi të lexoni artikullin e mëposhtëm do të ndërroni mendje.

11:43
Shpërthime në Krime/ Zjarr në depon me municione, dy të lënduar

Një varg shpërthimesh u raportuan në një depo armësh ruse në Krime duke lënë të lënduar të paktën dy persona. 

11:37
Protestat e fermerëve/ Kultivuesit e bimës kokas që prodhon kokainën përleshen me policinë në Bolivi

Për të tretën javë një grup fermerësh që merren me rritjen dhe kultivimin e bimës së kokas, në Bolivi u përplasën dhunshëm me forcat e policisë, madje duke përdorur edhe dinamit të bërë vetë.

11:30
Përmbytje në Afganistan, 29 viktima në lindje të vendit

29 persona kanë humbur jetën në Afganistan deri më tani si pasojë e përmbytjeve masive të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

11:18
Debutoi ndaj Sassuolos, mesfushori i Juves huazohet te Monza

Mesfushori i Juventusit, Nicolo Rovella, i cili debutoi në ndeshjen e “Zonjës së Vjetër” ndaj Sassuolos, e vlefshme për javën e parë të Seria A, që u luajt mbrëmjen e së dielës dhe u mbyll me rezultatin 3-0 për ekipin e Allegrit, është huazuar te Monza.

11:05
U aksidentuan mbrëmë, dy prej të plagosurve lënë spitalin. 60-vjeçari ende në mjekim

Dy prej tre personave që mbetën të plagosur pasditen e djeshme nga aksidenti rrugor në “Kodrën e Diellit”, kanë lënë sot spitalin.

10:50
Babai denoncon zhdukjen e vajzës 16-vjeçare në Tiranë

Një 59-vjeçar në Tiranë ka denoncuar zhdukjen e vajzës së tij në polici.

10:40
Si ndryshon zemra pas moshës 50 vjeç – ndryshimet te burrat dhe gratë

Të pesëdhjetat shpesh konsiderohen si dekada më e rëndësishme e jetës së një njeriu.

10:26
Ukraina: Nga shtatori mund të eksportojmë 3 milionë tonë drithëra

Ukraina mund të eksportojë 3 milionë tonë drithëra nga portet e saj në shtator dhe në të ardhmen mund të jetë në gjendje të eksportojë 4 milionë në muaj, tha të martën zëvendësministri i Infrastrukturës në Ukrainë, Yuriy Vaskov.

10:07
Tradita vazhdon, Wolves transferon një tjetër portugez

Wolves ka arritur akordin me portugezin e radhës dhe bëhet fjalë për mesfushorin e Sporting, Matheus Nunes.

09:55
“FBI më vodhi pasaportat”/ Trump: Ky sulm ndaj një kundërshtari politik, nuk është parë kurrë

Donald Trump akuzon agjentët e FBI-së se i kanë vjedhur pasaportat gjatë një kontrolli që ushtruan një javë më parë në resortin e tij në Florida.

09:53
Shitën flori të rremë me vlerë 200 mijë euro! Dy të moshuarit italianët arrestohen brenda argjendarisë në Elbasan

Dy shtetas italianë janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohen kanë shitur përmes mashtrimit ar të rremë me vlerë prej 200 mijë eurosh.

09:38
Dy vëllezërit në Dibër grabisin një grua në fshatin Pejkë, i marrin para, varëse dhe orë

Një grua në fshatin Pejkë në Dibër ka rënë pre e një grabitjeje nga dy vëllezër që jetonin po në atë fshat.

09:34
Chelsea e kërkon me ngulm, Fofana “tërbohet” me drejtuesit e Leicester

Wesley Fofana është një nga emrat më të lakuar në këtë merkato.

09:20
Makina përplas për vdekje të miturën në Istog

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Kovragë të Istogut, ku si pasojë nga lëndimet e shkaktuara një fëmijë ka humbur jetën.

09:13
Nuk kishin dokumente, bllokohen 3 mjete lundruese “Jet ski” në Shëngjin. Gjobiten drejtuesit

Tre mjete lundruese “Jet Ski” janë bllokuar në zonën e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin të Lezhës.

08:58
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut pritet të nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut javën e ardhshme pritet të nisin stërvitjen më të madhe ushtarake të kombinuar në vitet e fundit, përballë një Koreje të Veriut gjithnjë e më agresive, e cila ka shtuar testet e armëve dhe kërcënimet e konfliktit bërthamor kundër Seulit dhe Uashingtonit, tha të martën ushtria e Jugut.

08:45
Ilir Shaqiri uron në mënyrën më të bukur Einxhel Shkirën për shtatzëninë

Ditën e djeshme moderatorja Einxhel Shkira konfirmori për herë të parë se është në pritje të ëmbël, ndërsa urimet për çiftin kanë vërshuar në rrjet.

08:32
Atl. Madrid, Matheus Cunha “bileta” e fundit për Ronaldo-n

Aksi Mançester – Madrid nuk është zbehur ende dhe Cristiano Ronaldo ka një shans të fundit për t’u larguar nga United.

08:22
Edhe SHBA në krizë, inflacioni përjeton rritjen më të lartë në 40 vitet e fundit!

Rritja më e madhe e inflacionit në SHBA në 40 vitet e fundit po e godet rëndë vendin. Në Nju Jork, një metropol me gati 9 milionë banorë, është gjithnjë e më e vështirë të paguash qiranë dhe ushqimin.

08:12
Çfarë mund të pritet nga dialogu në Bruksel? Kompromis apo raund i ri i grindjeve?

Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës vazhdon këtë javë në Bruksel. Por autoritetet në Prishtinë dhe Beograd nuk presin shumë nga ky takim. Heqja dorë nga kërcënimet, është një prej rezultateve të mundshme.

08:07
Temperaturat në rritje të lehtë, si parashikohet moti për këtë të martë

Orët e para të ditës sjellin dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë kalime vranësirash.

E hënë, 15 Gusht 2022
23:00
Hong Kong-u në “mëshirë të fatit”, braktiset nga mijëra persona

Janë më shumë se 140 mijë persona që kanë braktisur Hong Kong-un vetëm gjatë këtij viti, ashtu si dhe shumë kompani të huaja.

22:55
Një gotë ujë esëll në mëngjes, përfitimet në organizëm

A mund të qëndrosh pa pirë ujë, çaj apo çdo lëng tjetër për të paktën tetë orë? Vetëm idea e kësaj sfide tingëllon shqetësuese apo jo?

22:50
Gol dhe asist, debutim ëndrrash për Di Marian, mosha për të është statistikë

Debutim ëndrrash për Angel Di Marian me “Zonjën e Vjetër”. I përzgjedhur në formacionin titullar nga Allegri në sfidën e shtëpisë ndaj Sassuolos (3-0), argjentinasi realizoi që në minutën e 26-të me një gjysmë roveshatë, pas krosimit të Alex Sandros. E ligjshme festa e 35-vjeçarit, që tregoi edhe një herë se mosha për të është ende thjesht statistikë.

22:45
“Do të jeni prindërit më të mirë…”, Beatrix Ramosaj uron publikisht Einxhel Shkirën dhe Dj Dagz

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”.

22:36
Ngjyra dhe forma e syve, lidhja me shëndetin

Ngjyra dhe forma e syve janë tregues të rëndësishëm të shëndetit të njeriut dhe sëmundjeve që i kanosen. Njerëzit me sy të kaltër apo jeshilë janë më të prirur të preken nga disa probleme shëndetësore.

22:31
Shkëlqyen ndaj Getafes, Simeone, elozhe Moratas dhe talentit portugez

Diego Simeone doli para medieve pas fitores së merituar 3-0 ndaj Getafes, ku protagonist kryesor ishte Morata, që realizoi dygolësh.

22:12
Detaje/ Si ndodhi aksidenti i rëndë në Tiranë, fillimisht shoferja përplasi 27-vjeçaren e më pas çiftin Hysa

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në zonën “Kodrat e Diellit” të Tiranës, ku 29-vjeçarja e identifikuar si Elinta Garo, përplasi me makinë tre këmbësorë.

21:57
Prova 3 mujore dhe vlerësimi psiko-social për mësuesit e rinj/ Ministrja Kushi: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve prioritet absolut

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ka dhënë sqarime në lidhje me Udhëzimin Nr. 28, datë 3.08.2022, i cili parashikon një periudhë 3-mujore prove dhe vlerësimin psiko-social për mësuesit e rinj dhe të gjithë punonjësit e institucioneve arsimore parauniversitare.

21:42
Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha merr 3 medalje të arta

Ertjan Kofsha ka mahnitur me paraqitjen e tij në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17, që po mbahet në Raszyn të Polonisë. 

21:35
Ukraina ka çaktivizuar 180,000 mjete shpërthyese që nga fillimi i luftës

Qeveria ukrainase ka deklaruar se forcat e saj të çminimit kanë zbuluar dhe çaktivizuar më shumë se 180,000 pajisje shpërthyese që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt.

21:10
Largohet nga Greqia, mbrojtësi i Kombëtares gjen strehë në Portugali

Enea Mihaj lë Greqinë për Portugalinë. Mbrojtësi i Kombëtare Shqiptare largohet pas tri sezonesh nga PAOK-u për t’iu bashkuar skuadrës e elitës së futbollit portugez, Famalicao. 24-vjeçari ka firmosur kontratë trevjeçare.

21:02
Aksident i rëndë në Tiranë/ Shoferja përplas tre këmbësorë tek Kodra e Diellit (Emrat)

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë, ku një 29-vjeçare e identifikuar si Elinta Garo, ka aksidentuar tre këmbësorë tek “Kodrat e Diellit” në Tiranë.

20:55
Përfitimet e panjohura të çokollatës/ Vlerat për tensionin dhe trurin

Kënaqësia që merr prej çokollatës është e padiskutueshme. Mënyra se si ajo shijon nuk ka të krahasuar. Konsumi i çokollatës është gjithnjë e në rritje.

20:50
Napoli shënon fitoren me të thellë të javës së parë, ngjitet në krye

Fitore me goleadë e Napolit në ndeshjen premierë të këtij sezoni në Serinë A përballë Veronës. Skuadra e Spalletti triumfoi 2-5 në “Bentegodi”, ku deri në fillim të pjesës së dytë gjithçka ishte e hapur, por në pas vendësin u shthurën duke pësuar disa gola njëri pas tjetrit.

20:43
“Përqafimi i vitit”, një nga momentet më emocionuese të “Alpha Show”

Tek sheshi “Nënë Tereza” u organizua koncerti më i madh, që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP (Rhythm & Poetry).

20:20
Nëse keni thonj të dobët dhe të brishtë duhet të lexoni me patjetër këtë artikull

Shpesh harrojmë, por thonjtë kërkojnë kujdes shtesë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse ata janë të brishtë dhe të dobët. Nëse keni thonj të brishtë, do të duhej t’i kushtonit më shumë kujdes ushqimit.

20:13
Zvicra paralajmëron reduktime të energjisë elektrike

Ministrja zvicerane e Energjisë, Simonetta Sommaruga ka paralajmëruar një sërë opsionesh për reduktimin e energjisë elektrike.

20:01
“Një javë në futboll sa 10 vite jetë”, Klopp: Po sikur t’ju pushojnë nga puna në ditën e parë?!

Presioni është i madh në futboll, sidomos nëse klubi ka shpenzuar miliona për shërbimet e tua. Kështu po ndodh edhe me dyshen Darwin Nunez-Erling Haaland, të cilët janë përballur me kritikat e para në ishull.

19:59
Tashmë nuk ka më vend për dyshime, Einxhel dhe Dagz prindër për herë të parë

Moderatorja e njohur dhe ish-konkurrentja e shumëpërfolur e “BBV”, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë duke shijuar ditët më të lumtura të tyre që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

19:57
Dy herë mat, bëhet realitet/ 16-vjeçarja Klea, kampione ndërkombëtare me paratë e familjes

Jo vetëm në filma si ai “dy herë mat”, por talentet e vajzave shqiptare në shah po krenojnë Shqipërinë ndërkombëtarisht.

19:49
Kursi abuziv i euros, po blihen edhe nën kursin që ka vendosur Banka Qëndrore

Euro ka rënë në nivelet më të ulëta në histori duke u këmbyer me 117.08 lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë. Pak javë më parë monedha evropiane qëndronte në nivelet e 116.6 lekëve.

19:46
Shenjat e horoskopit që nuk vdesin pa u hakmarrë

Ju mund të habiteni kur mësoni se disa shenja të zodiakut janë të kënaqur që thjesht t’i lënë gjërat të vazhdojnë pa kërkuar shpagim nga njerëzit që i kanë dëmtuar.

19:43
William Ruto zgjidhet president në Kenia

Zëvendëspresidenti, William Ruto është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale të Kenias.

19:37
Ligji i ri i lustracionit/ Tani socialistët kërkojnë “non grata”. Alibeaj kusht, hapjen e dosjeve

Shumica socialiste nuk ia doli këto 9 vinte t’i kthente në prova për drejtësisë demoncimet kur ishte në opozitë për korrupsion, vrasjet në Gërdec dhe të katër personave në 21 Janar ndaj Sali Berishës.

19:28
‘Përqafimi i vitit’, një nga momentet më emocionuese të “Alpha Show”!

Tek sheshi “Nënë Tereza” u organizua koncerti më i madh, që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP (Rhythm & Poetry). Artistët më të mirë të trojeve shqiptare e të Europës u bënë bashkë për “Alpha Show”.

19:13
​Parlamenti ukrainas zgjat edhe për 90 ditë gjendjen e luftës

Parlamenti i Ukrainës ka zgjatur sot gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm në vend edhe për 90 ditë.

18:53
​Begaj: Dialogu me Serbinë të përmbyllet me marrëveshje që do të ketë në qendër njohjen reciproke

Kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi sot me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj theksoi rëndësinë e mbështetjes së Shqipërisë në proceset e anëtarësimit të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, Kartën e Adriatikut, Këshillin e Evropës dhe për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

18:37
Substanca që mbron shëndetin nga sëmundjet gjendet tek speci djegës

Një studim i Cleveland Clinic në Shtetet e Bashkuara, pretendon se njerëzit që konsumojnë rregullisht speca djegës kanë 23-26 përqind më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme prej kancerit apo sëmundjeve të zemrës.

18:26
Nisin përgatitjet për skenën e Sunny Hill Festival në Tiranë, Veliaj: Qyteti fiton të ardhura ekonomike të jashtëzakonshme

Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës kanë nisur përgatitjet për vendosjen e skenës ku do performojnë yjet e muzikës të ftuar nga Dua Lipa në 4 ditët e Sunny Hill Festival Tirana 2022.

18:11
Drejtonte skafin në zonë të kufizuar për mjetet lundruese, ndëshkohet me masë administrative 28-vjeçari në Ksamil

Siguria në plazhe vijon të jetë shqetësuese si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve të mjeteve lundruese.

18:09
Gjykata në Rusi e dënoi me nëntë vite burg për drogë, basketbollistja amerikane kërkon lehtësime pas dhënies së vendimit

Basketbollistja amerikane, Brittney Griner, ka apeluar në një gjykatë ruse dënimin ndaj saj me nëntë vjet burgim për posedim droge.

18:08
“Humba shansin e jetës”/ Barcelona nuk e harron lojtarin e Kombëtares, zbulohet oferta

Barcelona ka huazuar Alex Collado tek Elche, që vitin e ardhshëm feston 100-vjetorin e krijimit. Konkurrenca e madhe ndikoi që mesfushori me tipare ofensive të luajë këtë sezon te skuadra që kërkon mbijetesën në La Liga.

18:01
Akuzohen se po luftojnë në anën e ushtrisë ruse, ushtria ukrainase shkatërron bazën e grupit paraushtarak Wagner

Ukraina njoftoi sot se kishte shkatërruar bazën e grupit paraushtarak Wagner, të cilët akuzohen se po luftojnë në anën e ushtrisë ruse.

17:47
Bamirësia nuk varfëron! Në Ukrainë një furrë buke ushqen falas qytetarët në nevojë

Një gjest bamirësie në Ukrainë ka bërë të lumtur qindra persona në qytetin e Kiev

17:45
Zgjidhjet natyrale kundër problemeve me dhëmbët

Njerëzit që vuajnë nga ndjeshmëria e lartë e dhëmbëve, përballen çdo ditë me dhimbje të forta e të mprehta sa herë që konsumojnë ushqime të ftohta, të ngrohta apo të tharta.

17:37
COVID19/ Ulen ndjeshëm infektimet! Vetëm 89 raste pozitive dhe asnjë vdekje në 24 orët e fundit

Rastet me Covid19 janë ulur ndjeshëm së fundmi krahasuar me disa ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit pas 321 testimeve kanë rezultuar me Covid19 89 qytetarë dhe nuk ka pasur asnjë humbje jete.

17:36
Era Istrefi sapo na e konfirmoi, së shpejti me surpriza të reja

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj dhe publikoi jo një, por plot dy këngë të reja.

17:21
Vritet një person me thikë në mes të Londrës

Një person ende i paidentifikuar është vrarë me thikë këtë të hënë në qendër të Londrës, pranë Oxford Street.

17:12
Rriten çmimet e të gjitha ushqimeve në SHBA, ja cilat pësuan shtrenjtim drastik

Gjatë 12 muajve të fundit, çmimet e ushqimeve janë rritur me 13.1%, rritja më e madhe vjetore e çmimeve që nga marsi i vitit 1979, njoftoi Byroja e Statistikave të Punës në SHBA.

17:00
Tërheqja e Serena Williams, Nadal: E trishtë! Jam me fat që luajta në epokën e saj

Serena Williams do i japë fund karrierës së saj si teniste në turneun e radhës US Open, duke mbyllur një kapitull të jashtëzakonshme ku ka shkëlqyer për shumë vite.

16:54
Shqipëria shpëton Kosovën, i jep energji elektrike! Ndërpriten kufizimet drastike që kishin filluar prej ditësh

Për shkak të krizës energjitike dhe mungesës së burimeve të energjisë, Kosova sot nisi kufizimet e furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve.

16:53
Covid po mbyll gjithçka, qytetarët në Shangai nxitojnë të bëjnë blerjet e tyre në një kohë rekord

Covid ka pezulluar të gjitha aktivitetet në Shangai të Kinës pas një numri të lartë infektimesh në një kohë të shkurtër, ndërsa së fundmi në disa pamje që qarkullojnë në rrjet shihet se si njerëzit vrapojnë për të marrë gjërat që u nevoiten në dyqanin që do të mbyllet.

16:46
Si ‘ia rrëmbeu zemrën’ Elgit Doda? Ja si përgjigjet Klea Huta!

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid.

16:25
Dy afrime dhe një largim, merkato e Milanit e fokusuar në dy reparte

Merkato e Milanit është përqendruar te një qendërmbrojtës dhe një qendërmesfushor, i cili duhet të zëvendësojë Franck Kessie. Kampionët e Italisë kanë rinisur bisedimet me PSG-në në lidhje Abdou Diallo.

16:22
Victoria Beckham në telashe, kompania e saj e veshjeve rezulton me borxhe të mëdha

David dhe Victoria Beckham janë ende një çift i fuqishëm dhe të dy kanë ndikim në sipërmarrjet e biznesit. Mirëpo, duket se një nga bizneset në të cilin Victoria ka investuar më shumë, nuk po arrin rezultatet e dëshiruara.

16:20
Anëtarët e Kongresit reagojnë ndaj kontrollit në rezidencën e ish-Presidentit Trump

Ligjvënësit në Uashington po vazhdojnë të reagojnë ndaj kontrollit që ushtroi FBI-ja në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Florida. Urdhri i kontrollit tregon, ndër të tjera, se bëhet fjalë për një hetim për shkelje të mundshme të ligjit të spiunazhit. Ish-presidenti dhe mbështetësit e tij thonë se kontrolli është i motivuar politikisht.

16:15
Temperatura në rritje: Si të reduktojmë dëmin e shkaktuar nga dielli këtë verë

Sa të çuditshëm që jemi?! Edhe pse i njohim alternativat më të mira, në shumicën e rasteve prapë tërhiqemi nga zgjedhja më e dëmshme. Në raste të tjera, shkëmbejmë një alternativë për një tjetër, duke e ditur riskun e këtij vendimi.

16:07
Maqedonia e Veriut premton se do të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës

Maqedonia e Veriut i ka dhuruar Ukrainës tanke dhe pajisje tjera ushtarake, prej kur kjo e fundit përballet me agresionin rus.

15:52
Ndoj shkëlqen sërish me Brescian , shënon me goditje dënimi në sfidën me sudtirol

Emmanuele Ndoj i ka bërë një start perfekt sezonit të ri futbollistik në Itali me skuadrën e Brescias.