Duhen edhe 3 muaj nga starti i kampionatit Botëror të futbollit që do të zhvillohet në Katar dhe një prej stadiumeve të tij është gati për t’u përuruar.

Bëhet fjalë për Lusail Stadium, impiantin ku do të luhet finalja e Kupës së botës në 18 dhjetor, i cili është bërë gati dhe përurimi i tij do të bëhet në 9 shtator

Stadiumi Lusail ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh dhe mishëron ambicien e Katarit dhe pasionin e këtij vendi për të ndarë me botën kulturën arabe.

Është kjo arena e një kompeticioni që do ndiqet nga miliarda persona në mbarë globin.

Dizenjimi i këtij impianti mahnitës është frymëzimi i ndërthurjes së dritës dhe hijes që karakterizon fenerët.

Forma dhe fasada e impiantit ndërthur motove me pjesët e artit të botës arave dhe islamike gjate periudhës së rritjes së civilizimit

Stadiumi është qendra e Lusailit një metropol i ri i sapoformuar dhe i dizenjuar në mënyrë specifike duke menduar për nevojat e rezidentëve dhe do të shkruajë një faqe të re në historinë e Katarit.

I pozicionuar 15 km në veri të Dohës, Lusail është një qytet inovator. Çdo aspekt i planifikimit të tij duke nisur nga sistemi i tramvajto dhe hapësirat e gjelbra rreth këtij impianti, është fokusuar te nevojat njerëzore dhe mbrojtja e ambientit.

Rezultati është se do të jetë një qytet ku 200 mijë persona do të jetojnë në harmoni me ambientin dhe do të shijojnë trashëgiminë e këtij stadiumi spektakolar.

Top Channel