Kompania Digitalb është i vetmi distributor i kanaleve televizive kombëtare Top Channel dhe TV Klan.

Por kompania TIBO, pa patur asnjë të drejtë shpërndarje përmes platformës së saj IPTV, piraton duke transmetuar Top Channel dhe TV Klan në të gjithë botën.

Në menunë televizive të TIBO, nuk janë vetëm Top Channel dhe TV Klan që pitatohen.

TIBO po ashtu u shet shqiptarëve sikur të kishte të vetën edhe kampionatet La Liga, Premier Ligue, Bundes Liga dhe Copa Italia, ndërkohë këto kampionate janë të blera me të drejta transmetimi vetëm nga DigitAlb.

Digitalb ka nisur një fushatë sensibilizimi duke këshilluar shqiptarët në të gjithë botën, mos të bien pre e këtyre ofertave pirate të TIBO pa asnjë garanci në vijimin e marrjes së shërbimit të paguar.

Megjithëse Autoriteti Medias Audiovizive vazhdimisht është njoftuar për këtë pirateri të paprecedentë që TIBO e vijon, është mjaftuar me vendosjen e 6 gjobave, të cilat nuk janë përfillur, pasi pirateria e TIBO vazhdon.

Përballë kësaj situate e cila nuk ndryshon pas vendosjes së 6 gjobave, AMA nuk e gjen guximin të zbatojë atë që parashikohet qartësisht në ligjin 97/2013 heqjen e licencës së transmetimit për TIBO e licencuar nga AMA.

Kras shkresave dërguar AMA-s nga Digitalb, televizionet kombëtare Top Channel dhe TV KlaN përmes disa letrave kanë ngritur shqetësimin tek AMA për vjedhjen e sinjalit të tyre nga TIBO.

Prandaj siç ka ndodhur në të shkuarën me IPTV të tjera pirate që janë mbyllur, shqiptarët duhet të marrin në konsideratë, se fatura e dëmit do të rëndojë mbi ta, nëse paguajnë për një platformë që piraton programe për të cilat gëzon të drejtë vetëm Digitalb.

Top Channel