Debutoi ndaj Sassuolos, mesfushori i Juves huazohet te Monza

16/08/2022 11:18

Mesfushori i Juventusit, Nicolo Rovella, i cili debutoi në ndeshjen e “Zonjës së Vjetër” ndaj Sassuolos, e vlefshme për javën e parë të Seria A, që u luajt mbrëmjen e së dielës dhe u mbyll me rezultatin 3-0 për ekipin e Allegrit, është huazuar te Monza.

Mediet italiane bëjnë me dije se ndeshjen kundër Sassuolos, 21-vjeçari u fut në fushën e lojës në minutën e 75’, duke luajtur 15 minuta.

Ndërkohë zyrtarizimi i transferimit të tij në formë huazimi te Monza, pritet të bëhet ditën e sotme.

Top Channel