Ka ndërruar jetë në spital një nga kalimtarët e aksidentuar pasditen e së hënës në Tiranë.

Ai është 60-vjeçari Begzan Hysa, që u godit nga automjeti që drejtonte 29-vjeçaria Elinta Garo.

Aksidenti ndodhi në rrugën pranë parkut olimpik në kryeqytet. 29-vjeçarja teksa ecte më makinë ka përplasur fillimisht 27-vjeçaren Alkuna Telhaj, e cila po tentonte të kalonte rrugën dhe më pas automjeti ka dalë mbi trotuar dhe ka goditur 60-vjeçarin Begzan Hysa dhe bashkëshorten e tij Valentinën 57 vjeçe.

Burri dhe gruaja e kanë marrë dëmtime të shumta dhe janë dërguar në spital për të marrë mjekim.

27-vjeçarja dhe 57-vjeçarja janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa 60-vjeçari nuk mundi dot ti mbijetojë plagëve të marra.

Drejtuesja e mjetit qe shkaktoi aksidentin  Elinta Garo u arrestua nga policia për shkelje të kodit rrugor dhe pritet të dalë nesër para tugave të zeza.

Në të gjithë vendin gjatë këtij viti janë shënuar 176  aksidente mjet këmbësor në të cilët kanë humbur jetën 22 këmbësorë.

Top Channel