David dhe Victoria Beckham janë ende një çift i fuqishëm dhe të dy kanë ndikim në sipërmarrjet e biznesit. Mirëpo, duket se një nga bizneset në të cilin Victoria ka investuar më shumë, nuk po arrin rezultatet e dëshiruara.

Kompania e veshjeve të Victoria Beckham ka hasur në probleme për shkak të një shume të madhe parash. Sipas tabloidit britanik “The Mirror”, kompania e krijuar nga këngëtarja e veshjeve të nivelit të lartë ka borxhe që shkojnë deri në 64 milionë dollarë.

Gazeta ilustron se shumë nga linjat e veshjeve të Victoria Beckham dhe biznesi i ri që ajo ndërmori në lidhje me make-up pati humbje në vitin 2020 prej 7.8 milionë dollarësh. Dy vjet më parë, Victoria Beckham humbi 15.6 milionë dollarë.

Top Albania Radio shkruan se sipas “The Mirror”, 34 milionë dollarë të borxhit lidhen me paratë që u detyrohen kompanive të tjera që lidhen me ndërmarrje të ndryshme tregtare të familjes Beckham. Veshjet e Victoria Beckham tani po shiten me 70 % ulje në një dyqan luksoz online.

Stilistja 48-vjeçare e lançoi markën e saj të modës në vitin 2008 me një koleksion të vogël fustanesh, por ditët e fundit pretendohet se marka është me humbje të mëdha.

Familja Beckham i shijoi më së miri pushimet në Florida dhe paparacët nuk kanë munguar. Ata kanë fotografuar vajzën 11-vjeçare të çiftit, Harper Beckham me një jet-ski në ishullin Key Biscayne.

Mirëpo qejfi që Harper bëri me jet-ski mund t’i fusë prindërit e saj David dhe Victoria në probleme. Ligjet e shtetit ndalojnë këdo nën 14 vjeç të ngasin një jet-ski dhe dënimi paguhet me një gjobë ose 12 muaj burg.

Top Channel