Napoli shënon fitoren me të thellë të javës së parë, ngjitet në krye

15/08/2022 20:50

Fitore me goleadë e Napolit në ndeshjen premierë të këtij sezoni në Serinë A përballë Veronës. Skuadra e Spalletti triumfoi 2-5 në “Bentegodi”, ku deri në fillim të pjesës së dytë gjithçka ishte e hapur, por në pas vendësin u shthurën duke pësuar disa gola njëri pas tjetrit.

E zhbllokoi takimin Lasagna në minutën e 29-të, por miqtë napolitanë kthyen shumë shpejt ekuilibrin në rezultat me Kvaratskhelia. Pa u mbyllur pjesa e parë, ekipi i Spallettit realizoi të dytin me Osimhen, duke shkuar në dhomat e zhveshjes në epërsi (1-2).

Sapo nisi fraksioni i dytë Verona barazoi me Henry, por entuziazmi i vendasve u shua shpejt pasi realizuam me radhë Zielinski, Lobotka dhe Politano, për rezultatin përfundimtar 2-5. Kjo ishte fitorja më e thellë e shënuar në javën e parë të Serisë A e detyrimisht Napoli merr kreun e klasifikimit./SuperSport

Top Channel