U proceduan penalisht për bllokimin e rrugëve në Tiranë gjatë tubimit, mes 16 protestuesve rezultojnë edhe 3 nismëtarët, zbardhen emrat Dy persona kanë rrezikuar të mbyten ditën e sotme në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Në informacionet e siguruara nga Top Channel thuhet se e moshuara po mbytej, ndërsa një person tjetër i ka ardhur në ndihmë.
Më pas të dy kanë rrezikuar të mbyten, ndërsa tashmë janë marrë me urgjencë nga ambulanca dhe po dërgohen në spitalin e Lezhës.
Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa në atë zonë mungojnë vrojtuesit e plazheve.
Lezha ditën e sotme është përfshirë nga moti me shi dhe erëra, duke shkaktuar dallgë në det.
Pushuesit kanë vendosur të largohen nga bregdeti, ndërsa në rrugët kryesore është krijuar trafik i rënduar.
Top Channel