Protestat e fermerëve/ Kultivuesit e bimës kokas që prodhon kokainën përleshen me policinë në Bolivi

16/08/2022 11:37

Për të tretën javë një grup fermerësh që merren me rritjen dhe kultivimin e bimës së kokas, në Bolivi u përplasën dhunshëm me forcat e policisë, madje duke përdorur edhe dinamit të bërë vetë.

Përplasjet mes fermerëve dhe policisë nisën pasi , protestuesit thanë se qeveria lejoi të operonte një treg paralel  me ta , në mënyrë të paligjshme.

“Ky treg është i paligjshëm, ai nuk asnjë licensë, si e le qeveria të vazhdojë të jetë në funksion. Ne jemi fermerë tradicional, jemi marrë gjithnjë me kultivimin e kësaj bime , por ne nuk jemi trafikantë droge. Kurse ky treg që qeveria e lejon e merr lëndën e parë nga Peruja dhe Kolumbia, këtë e dimë me siguri.”

“Kjo është një protestë paqësore, ne thjesht duam që ky treg që qeveria e mbështet të mbyllet, dhe ne do të rrimë këtu deri në fund,  derisa qeveria të dëgjojë kërkesën tonë”.

Tregtia e gjetheve të kokas është e ligjshme në Bolivi dhe zhvillohet në tregje të përcaktuara në mënyrë specifike me ligj dhe të menaxhuara nga sindikatat e kultivuesve të kokas. Në Bolivi, kushtetuta e klasifikon kokan si një “gjethe të shenjtë” , e cila gjen përdorim edhe në praktikat mjekësisë tradicionale të vendasve.

Megjithatë, pjesa më e madhe e kokas  përdoret për të prodhuar kokainën, nga e cila Bolivia është prodhuesi i tretë më i madh në botë pas Kolumbisë dhe Perusë.

Top Channel