Në Paris, shfaqja “Gërshëra e fundit” thyen rekorde audience dhe të qeshurash

16/08/2022 13:48

Shfaqja “Gërshëra e fundit” edhe pse  luhet prej njëmbëdhjetë vjetësh në Teatrin e Mathurins në Paris vazhdon të shkaktojë shumë të qeshura në publik dhe të mbledhë shumë spektatorë.

Sébastien Azzopardi: Ne po i afrohemi shifrës së një milionë spektatorëve që është një çmenduri e vërtetë. Ky teatër ka vetëm 400 vende dhe ne nuk e kemi realizuar kurrë shfaqjen në një vend tjetër, mendoj se dhe kjo ka ndihmuar shumë .Publiku e di  se mund të na gjejnë gjithnjë këtu.   Pastaj shfaqja nuk është asnjëherë e mërzitshme sepse performanca nuk është kurrë e njëjtë. Në vazhdimisht improvizojmë. Edhe publiku nuk është kurrë i njëjti, ndryshon çdo natë.  është si të kesh 300, 400 aktorë të rinj që vijnë të luajnë me ne.

Rodolphe Sand: Sinqerisht, është një shfaqje që nuk të mërzitet për t’u interpretuar. ka një ndërveprim me publikun, që është gjithmonë ndryshe. nuk kam dëgjuar kurrë kaq shumë të qeshura në jetën time.

Aktorët thonë se është vetë koncepti i shfaqjes që argëton shikuesin, pasi gjatë gjithë shfaqjes është publiku ai që do të ndërveprojë me personazhet në skenë  dhe do ta udhëheqë atë.

Top Channel