Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Kovragë të Istogut, ku si pasojë nga lëndimet e shkaktuara një fëmijë ka humbur jetën.

Mjeti që po qarkullonte në rrugën Pejё-Mitrovicё e përplasi të miturën teksa kjo e fundit ishte duke lëvizur në këmbë.

Pejë, 16 gusht 2022-Ju informojmë se me datë 15 gusht 2022, rreth orës 17:15, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Kovrag- Istog. Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë). Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Pejё-Mitrovicё, i njëjti duke mos ju pёrshtatur kushteve tё rrugёs e godet viktimën tё cilit i shkakton lëndime tё rёnda trupore, i njëjti dёrgohet nё QKMF-Istog e me pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe si pasojё e lëndimeve femia ndёrron jetё, kёtё e kanё konfirmuar ekipi mjekёsor’, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Top Channel