Ndoj shkëlqen sërish me Brescian , shënon me goditje dënimi në sfidën me sudtirol

15/08/2022 15:52

Emmanuele Ndoj i ka bërë një start perfekt sezonit të ri futbollistik në Itali me skuadrën e Brescias.

Mesfushori shqiptar dha një kontribut të rëndësishëm në fitoren e skuadrës së tij në ndeshjen e parë të Serie B ndaj Sudtirolit e fituar nga Brescia me rezultatin 2-0.

Ishte pikërisht Ndoj që i dha avantazhin 1-0 skuadrës së ‘Dallëndysheve’ teksa ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi. Kjo paraqitje e shkëlqyer e Ndoj pason atë të tij në ndeshjen e Kupës së Italisë me Pisan ku Ndoj shënoi një gol dhe goditi shtyllen

Paraqitjet e Emmanuele Ndoj në këto dy ndeshje janë një lloj mesazhi edhe për trajnerin e Kombëtares Edy Reja për ta kthyer sulmuesin në përfaqësuese me ndoj që mungon që nga viti 2019 për shkak të problemeve fizike me skuadrën Kuqezi që në muajin shtator ka dy ndeshje të rëndësishme, ato për nations League me Izraelin dhe Islandën

 

Top Channel