Grumbulluesit ulin çmimet/ Fermerët e Fierit të pakënaqur, frutat nuk po shiten ndërsa tregu është plot

16/08/2022 15:29

Fermerët fierakë ankohen se u mbetën pa shitur nektarinat.

Ata thonë se pikat e grumbullimit kanë ulur çmimin, nga 80-100 lekë një vit më parë në 20 lekë/kg këtë sezon.

Për fermerët kjo është ulja më e madhe e çmimit ndër vite. Në Frakull, nektarinat mbetën pa u vjelë pasi eksporti nuk po ecën ndërsa tregu vendas është plot.

Fshati Kafaraj, i njohur në Shqipëri për plantacionet me luleshtrydhe, është një nga zonat me prodhimtarinë më të lartë edhe të nektarinës në vend.

Sot numëron sot mbi 60 hektarë të mbjellë me nektarinë, e cila jo më shumë se një vit më parë eksportohej pothuajse e gjitha në vendet ballkanike.

Top Channel