Shitën flori të rremë me vlerë 200 mijë euro! Dy të moshuarit italianët arrestohen brenda argjendarisë në Elbasan

16/08/2022 09:53

Dy shtetas italianë janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohen kanë shitur përmes mashtrimit ar të rremë me vlerë prej 200 mijë eurosh.

67-vjeçari Fortunato Maddaloni, banues në Napolit dhe 76-vjeçari Riccardi Gennario, banues në Milano, kanë rënë në pranga në tentativë për të shitur një tjetër sasi ari të rremë në një argjendari në Elbasan, , ku fillimisht kishin mashtruar duke ofruar një sasi të vogël ari të pastër.

Policia thotë se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë shitur ar (metal) në formë kokrrizash, me vlerë 200 000 euro, në Tiranë dhe Podgoricë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022.

Materiali që dy italianët kanë shitur ka rezultuar më pas, i përzier me metale të tjera.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel