“Do të jeni prindërit më të mirë…”, Beatrix Ramosaj uron publikisht Einxhel Shkirën dhe Dj Dagz

15/08/2022 22:45

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”.

Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së  fundmi ka publikuar “Vonë”.

Vetëm pak më parë dy nga miqtë e saj Einxhel Shkira dhe Dj Dagz konfirmuan se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë dhe normalisht urimi për ta nga Beatrix nuk kishte si të mungonte.

“Urime për dy nga njerëzit e mi më të preferuar në të gjithë botën. E gjithë zemra ime po qesh tani. Ju do të jeni prindërit më të mirë dhe unë premtoj se do të jem tezja më e mirë’.

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak minuta më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqet e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur duket qartë.

Deri më tani, Dagz dhe Einxhel i mohonin fjalët që qarkullonin lidhur me këtë lajm, por mesa duket çifti ka pritur pak për ta dhënë lajmin e bukur në këtë mënyrë kaq emocionuese!

Top Channel