Avioni i bllokuar nga SHBA/ Mjeti me origjinë iraniane në Argjentinë që prej qershorit

16/08/2022 12:00

Sekuestrimi i një avioni venezuelian nga Argjentina me kërkesë të SHBA, ka shkaktuar tension mes dy vendeve.

Avioni që i përkiste fillimisht  kompanisë iraniane Mahan Air dhe për të cilin mediat raportuan se mund të kishte lidhje me terrorizmin, u shit te linja ajrore venezueliane Emtrasur dhe u bllokua në qershor nga zyrtarët argjentinas. Si Mahan Air ashtu edhe Emtrasur janë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë që me të mbërritur në buenos ajres të enjten , avioni u inspektua menjeherë nga Agjentët e FBI.

Edhe pse palët refuzojnë ta quajnë një përplasje diplomatike, incidentin, Presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega kritikon Argjentinën për mbajtjen  një avionit dhe ekuipazhit të tij .

“Argjentina po bëhët loder në duart e amerikanëve, dhe po  mban peng 12 venezuelianë , thjesht sepse kështu ka dhënë urdhër uashintoni. Ndërkohë që ata vetë i kanë larë duart me këtë punë duke thënë se është çështje që i takon drejtësisë.

Ortega tha se nëse Argjentina kërkon të vërtetojë të kundërtën e asaj që ai thotë, duhet të lirojë venezuelianët dhe tua ktheje avionin pronarëve të vërtetë, që ai thotë se është shteti i Venezuelës.

Top Channel