“Një javë në futboll sa 10 vite jetë”, Klopp: Po sikur t’ju pushojnë nga puna në ditën e parë?!

15/08/2022 20:01

Presioni është i madh në futboll, sidomos nëse klubi ka shpenzuar miliona për shërbimet e tua. Kështu po ndodh edhe me dyshen Darwin Nunez-Erling Haaland, të cilët janë përballur me kritikat e para në ishull.

Gjermani Jurgen Klopp u ka dalë në mbrojtje. “Është çmenduri fakti që i gjykojmë të tjerët kaq shpejt. Imagjinoni dikë që të thotë: ‘Dita e parë e punës nuk funksionoi, nuk shkoi siç duhej. 

Shko në shtëpi dhe mos u duk më, pasi nuk ka shanse të dyta‘. Nunez është një sulmues me karakteristika të ndryshme nga ata që kemi. Është shumë i fortë fizikisht dhe ka një teknikë të mirë.

Ai po përshtatet dhe ne do e ndihmojmë të përmirësohet. Haaland? Mposhtëm Manchester City përpara fillimit të kampionatit dhe njerëzit prisnin që ai të shënonte.

Një javë në futboll është sa dhjetë vite jetë… ”, deklaroi trajneri i Liver

Top Channel