E premte, 29 Prill 2022
20:19
E rëndë/ Urbani i Unazës përfundon në Lanë, zë poshtë një makinë, disa të plagosur (video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e sotme ku një urban i linjës së ‘Unazës’ ka përfunduar në lumin e Lanës dhe si pasojë janë plagosur disa persona.

20:08
Iranianët mbajnë marshimin e përvitshëm pro-Palestinë në ‘Ditën e Jeruzalemit’ (fotot)

Mijëra iranianë morën pjesë sot në marshimet e përvitshme në mbështetje të palestinezëve, teksa përleshjet në Jeruzalem lanë përsëri dhjetra të plagosur.

20:06
Shpërthim në xhaminë e Kabulit, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën dhjetë persona u vranë dhe 20 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm që tronditi kryeqytetin afgan, Kabul, të premten, më 29 prill, njoftojnë agjencitë, duke cituar zyrtarë që thanë se shënjestër e sulmit ishte xhamia.

20:05
Nuk ka festë për Tiranën/ Bardheblutë humbën në Laç, Partizani fiton, Dinamo drejt rënies

Skuadra e Tiranës mposhtet në Laç dhe nuk arrin të shpallet kampion.

19:57
U tha se do të ishte në garën e Këshillimit Kombëtar/ Bleona Qerreti e mohon: Do punoja vetëm për qeverinë e SHBA-së

Artistja Bleona Qerreti e ka mohuar të jetë pjesë e garës për një vend të mundshëm në Këshillimin Kombëtar të “Rithemelimit”.

19:54
Ulqini në festë! Qyteti ku lindi Dritani, kryeministri i Malit të Zi

Ballë për ballë me kalanë e famshme të Ulqinit, lindi 36 vite më parë Dritan Abazovic, kryeministri i ri i Malit të Zi.

19:53
Shqipëria 2.0/ Mbyllen zyrat e shërbimeve, gati gjithë dokumentat do merren on-line

Në të gjithë vendin do të ketë 150 zyra të gjendjes civile që do të ofrojnë shërbime për qytetarët nga 390 që janë aktualisht. Qeveria miratoi vendimin për të ofruar pjesën më të madhe të shërbimeve online që prej datës 1 maj.

19:51
Qëllohet me armë makina e kryeplakut në Vlorë/ Djali i tij u përfshi në sherr me një tjetër, të dy u larguan nga vendngjarja

Makina tip Mercedes ML, ndaj të cilës u bë atentati sot pasdite në Vlorë, është në emër të kryeplakut të fshatit Kaninë.

19:50
U largua nga Për’puthen/ Efi ka një mesazh për Mevlanin

Efi është konkurrentja më e fundit e cila i dha fund rrugëtimit të saj në Për’puthen.

19:49
Lufta nuk tremb kreditë, rriten sërish kreditë për shtëpitë. “Fitimi” për një vit, 9 përqind

 Kredia e dhënë nga bankat për individët dhe bizneset pësoi zgjerim të shpejtë në muajin mars pa u ndikuar aspak nga kriza e çmimeve. Në total, në tremujorin e parë të këtij viti,  u morën rreth 18 miliardë lekë më shumë se viti i kaluar dhe është niveli më i lartë i kredisë së re në 7 vite. 

19:43
Dhuna ndaj policëve/ Në një vit 164 punonjës policie janë kundërshtuar, disa u dhunuan me pasoja të rënda

Gjatë këtij viti 164 punonjës policie janë kundërshtuar gjatë punës së tyre nga qytetarë të kapur në shkelje.

19:40
Akuzat e Ndojës/ Vetting me probleme për figurën dhe aftësinë profesionale të prokurorit durrsak

Arjan Ndojës i ishin kontrolluar nga vettingu vetëm figura dhe aftësitë profesionale, për të cilat konsiderohej nga DSIK  me lidhje të papërshtatshme në krim dhe me vendime të ndikuara nga biznesi.

19:33
Vetëm apo e përputhur? Efi largohet përfundimisht nga Për’puthen

Rrugëtimi i Efit në Për’puthen i erdhi fundi, pasi konkurrentja vendosi përfundimisht të mbyllë rrugëtimin e saj në program.

19:32
Lind Opozita proamerikane/ E dërguara e Blinken takon treshen anti- Berisha

Amerikanët nuk e njohin Komisionin  e Rithemelimin si organ drejtues të Partisë Demokratike, ashtu siç nuk njohin Berishën, si lider të saj.

19:02
Të shtëna me armë në Vlorë, autorët qëllojnë drejt një makine në Lungomare

Një sherr mes të rinjsh ka degraduar në përdorimin e armëve këtë të premte pasdite në Vlorë.

18:57
E gjithë studioja në lot/ Surpriza e Lauretës për ditëlindjen e Rrushes i përloti të gjithë

Puntata e sotme e Për’puthen nisi me një surprizë shumë të bukur për Rrushen e cila feston ditëlindjen e 25-të.

18:57
Kina thotë se Nato ‘ka trazuar Evropën’, e paralajmëron për rolin në rajonin Azi-Paqësor (fotot)

Në përgjigje të ministres së jashtme britanike që tha dje se Pekini duhet ‘të luajë sipas rregullave’, ministria e jashtme kineze tha sot se NATO po nxit konflikte dhe paralajmëroi aleancën për rolin e saj në rajonin e Paqësorit aziatik.

18:55
Rama inspekton punimet në Vlorë, Basha në kafe me demokratët në qytet

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka udhëtuar këtë të premte drejt Vlorës, për një takim me demokratët.

18:49
Kuvendi Kombëtar i “Rithemelimit”/ Gazment Bardhi: Akt përçarës, interesi i Berishës është ndërtimi i një partie personale

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar më anë të një postimi në ‘Facebook’ në lidhje me Kuvendin Kombëtar që do tëmbahet ditën e nesërme nga grupi i Rithemelimit.

18:43
Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit/ Zyrtarja e DASH: Tani po fillon të zbatohet legjislacioni në Shqipëri, ka shumë për të bërë

Zyrtarja e lartë e DASH, që ka ndjekur zhvillimet në vendin tonë dhe që sot i pa nga afër gjatë vizitës në Tiranë, shprehet optimiste për reformën në drejtësi.

18:42
Qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë/ Donfried: Ishte në anën e duhur në fillim, i bëjmë thirrje të përputhet me BE dhe SHBA

Qëndrimi i Serbisë për të mos iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, duket se shihet si një rrezik nga SHBA-ja por jo i përmasave të mëdha pasi qëndrimet fillestare të saj ishin pro Ukrainës.

18:22
Pse nuk e takoi Berishën? Donfried: Pozicioni i SHBA-së është shumë i qartë!

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried nuk e takoi sot drejtuesin e Komisionit të Rithemelimit në PD-, Sali Berishën dhe shkak për këtë pranon se ishte ‘non grata’ që SHBA i ka shpallur ish-kryeministrit.

18:17
Akuzat e ‘Rithemelimit’ ndaj Kim/ Donfried: Kemi besim të plotë tek ajo, Shqipëria është me fat që e ka

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, pas takimeve me politikën shqiptare ka krter edhe një intervistë për ‘VOA’ ku është pyetur për komentin e saj ndaj nisëm kundër Yuri Kim.

18:15
Ndihmës sekretarja e shtetit Donfried për VOA: Reformat, lufta kundër korrupsionit dhe raportet me opozitën në Shqipëri

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, zhvilloi një vizitë dy ditore në Tiranë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor.

18:13
Legjenda e tenisit Boris Becker dënohet me burg për falimentim financiar, fsheje asetesh (fotot)

Ish-kampioni legjendar i tenisit Boris Becker është dënuar sot me dy vjet e gjysmë burg nga një gjykatë në Londër për fshehjen e aseteve prej 2.5 milionë paundë me qëllim shmangien e shlyerjes së borxheve, shkruajne mediat.

18:08
U shkarkua në 2019 për 80 mijë euro të padokumentuara, KPA lë në fuqi vendimin për ish-prokurorin Simon Pashuku

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e ish Prokurorit Simon Pashuku.

18:00
Vijojnë përpjekjet për të shpëtuar civilë të bllokuar në Ukrainë, Guterres: OKB-ja nuk do të dorëzohet

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres me anë të një postimi në Twitter bëri me dije se OKB-ja nuk do të dorëzohet, por do të dyfishojë përpjekjet e saj për të shpëtuar jetë dhe për të zvogëluar vuajtjet njerëzore në Ukrainë.

18:00
Hetoni Berishën! Thirrja publike e gazetarit Dritan Hila për SPAK-un

Gazetari Dritan Hila ka komentuar ditën e sotme në “Top Talk”, nismën e marrë kundër Yuri Kim për ndërhyrjet e saj në drejtësi.

17:55
53 raste të reja me koronavirus, 374 pacientë aktivë në vend

53 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

17:45
Pas 20 vitesh në Kopshtin Zoologjik të Shkupit lindin tre luanë të bardhë (fotot)

Aleksandar Maxhovski, kujdestar i kopshtit zoologjik, thotë se arriti të fitojë besimin e nënës luaneshë dhe kujdeset çdo ditë për të dhe këlyshët e saj

17:39
Ushtrisë i duhet karburant, autoritetet ukrainase i bëjnë thirrje qytetarëve të ulin përdorimin e automjeteve

Autoritetet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, u kanë kërkuar qytetarëve që të mos përdorin makinat e tyre për të kursyer karburant për ushtrinë.

17:35
Furnizimi me energji elektrike, qeveria shtyn gjendjen e emergjencës deri në 31 dhjetor

Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike do të jetë në fuqi , të paktën deri më 31 dhjetor 2022.

17:27
Elon Musk ndihmon Ukrainën me panele diellore, do të vendosen në qendrat shëndetësore

Miliarderi Elon Musk i ka dhuruar Ukrainës panele diellore të cilat janë marrë nga kompania e tij, Tesla.

17:26
Lëshimet e mushkonjave të modifikuara gjenetikisht nga kompania britanike priten me zemërim nga komuniteti (fotot)

Një kompani britanike ka shkaktuar zemërim me lëshimin e mushkonjave të modifikuara gjenetikisht në botën e egër, për të cilat kritikët thonë se mund të krijojnë variante të reja super-mushkonjash, ndërsa banorët trembeshin se mund të bëhen një “eksperiment njerëzor” për pasojat e mushkonjave.

17:09
Shtëpia me kanabis në Kashar, publikohen pamje të banesës

Janë publikuar pamjet e shtëpisë që u zbulua ditën e sotme në Kashar, ku prodhoheshin lëndë narkotike të llojit kanabis.

17:05
Ukraina publikon humbjet që ushtria ruse ka pësuar që nga fillimi i luftës

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendon se Rusia ka pësuar 23,000 humbje të personelit ushtarak që nga fillimi i luftës.

17:02
Takimi i zyrtares së DASH me opozitën/ Bardhi: Shprehëm shqetësimin për masakrën zgjedhore

Me anë të një postimi në Twitter Gazment Bardhi ka zbardhur takimin me NdihmësSekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried. Sipas Bardhit, ato kanë ngritur shqetësimet që lidhen me korrupsionin e kudogjendur në Shqipëri dhe masakrën zgjedhore të konfirmuar së fundmi nga SHBA.

16:59
Luftimet në lindje të Ukrainës/ Këshilltari i Zelensky: Humbjet janë serioze

Humbjet e Ukrainës tashëm që luftimet janë zhvendosur në lindje të vendit janë mjaft serioze, por edhe humbjet e Rusisë nuk mbeten pas.

16:48
Pasi përcolli zyrtaren e lartë të DASH, ambasadorja Kim: Kemi ende shumë punë, po do t’ia dalim nëse bashkëpunojmë

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, pas vizitës së zyrtares së lartë të DASH, Karen Donfried, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se “kemi shumë punë për të bërë, por nëse punojmë bashkë, do të kemi sukses”.

16:44
Rëndohet bilanci i të plagosurve nga bombardimet në fabrikën e çelikut Azovstal

Kryetari i bashkisë së Mariupol,  Vadym Boichenko tha se më shumë se 600 njerëz u plagosën në bombardimet ruse që goditën objektin e improvizuar si spital brenda kompleksit të rrethuar të çelikut Azovstal .

16:40
Norvegjia mbyll portet për anijet ruse, përveç atyre të peshkimit

Norvegjia do të ndjekë udhëheqjen e Bashkimit Evropian (BE) dhe do të mbyllë portet e saj për anijet ruse, me përjashtim të anijeve të peshkimit, tha të premten qeveria norvegjeze.

16:34
Greqia nuk gjen qetësi/ ‘Goditet’ nga tërmeti i fortë, sa ballë ishte

Greqia është goditur sërish gjatë ditës së premte nga një tërmet i fortë.

16:30
Shtëpia e barit në Kashar/ Arrestohen gjashtë persona, mes tyre dy punonjës të OSHEE (emrat)

Gjashtë persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është proceduar penalisht në kuadër të operacionit “Drug House”, ku u zbuluan dy katet e një banese të përshtatura për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.

16:28
Babai marton nusen me një nga të ftuarit pasi dhëndri u vonua në ceremoninë e martesës (fotot)

Një baba ka martuar bijën e tij me një nga të afërmit në ceremoni pasi dhëndri nuk po paraqitej në vendin e dasmës në rajonin indian të Maharashtra.

16:27
Pa shpresa për rikthim në normalitet, Ukraina dënon ashpër sulmin ndaj Kievit

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë se po përpiqet të poshtërojë Kombet e Bashkuara duke hedhur raketa ndaj Kievit gjatë vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate, António Guterres.

16:27
Nesër Kuvendi i Rithemelimit/ Berisha rikthen figurat e vjetra, në garë për Këshillin Kombëtar edhe emra të spektaklit

Komisioni i Rithemelimit publikoi sot listën e kandidatëve që do të përbëjë Këshillin e ri Kombëtar të PD, e që do të votohen nesër në Kuvendin Kombëtar.

16:24
Evakuohen nga Ukraina rreth 80 të mbijetuar të Holokaustit

Një operacion po zhvillohet për evakuimin e të mbijetuarve të Holokaustit nga Ukraina teksa lufta  ka hyrë në javën e nëntë.

16:14
Thikë në vend të librave në çantën e shkollës, kapet 17-vjeçari në Sarandë

Një nxënës, gjatë kontrollit në një prej shkollave të Sarandës, është kapur me thikë me vete.

15:53
Mijëra muslimanë mbushin xhaminë e shenjtë të Mekës për lutjet e Natës së Umrah (fotot)

Dhjetra mijëra besimtarë mbushën dje Xhaminë e Madhe të Mekës për natën e 27 të muajit të Ramazanit, në grumbullimin më të madh që pas nisjes së virusit Covid-19.

15:46
Turqia akuzon Greqinë për shkelje të hapsirës ajrore

Turqia akuzoi të premten avionët luftarakë grekë për shkelje të hapësirës së saj ajrore mbi Detin Egje, gjë që sipas burimeve turke të sigurisë, ka ndodhur 30 herë në 72 orë.

15:43
Lajçak: Më 13 maj do të bisedohet për targat mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, përmes një shkrimi në Twitter ka njoftuar se ka biseduar me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq dhe më 13 maj do të vazhdojnë diskutimet për një zgjidhje për targat.

15:32
Gruas së përdhunuar në rezortin turistik konsullata britanike i thotë ‘shijo pjesën tjetër të pushimeve’ (fotot)

Nje e re britanike që denonconte se ishte përdhunuar gjatë pushimeve në një rezort bregdetar, tha se ishte trajtuar me përçmim nga konsullata britanike ku zyrtarët i kishin sugjeruar të “shijojnte pjesën e mbetur të pushimeve”.

15:31
Muaji i Ramazanit, Veliaj shtron iftar për besimtarët: Në këtë qytet e kemi lënë pas përçarjen

Me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shtroi një darkë iftari për besimtarë myslimanë, përfaqësues të komuniteteve fetare, diplomat, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak.

15:17
Britania, ushtarë dhe në Ballkan/ Mbi 8 mijë ushtarë do vendosen nga Finlanda deri në Maqedoninë e Veriut

Britania do të dërgojë rreth 8 mije trupa ushtarake  në Evropën Lindore që sipas Ministrit te Mbrojtjes Ben Wallace,( Uallis) do demonstrojë solidaritetin dhe fuqinë, ndërkohe që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon.

15:17
Aeroporti i Vlorës/ Pista përfundon këtë vit, i gjithë aeroporti dorëzohet në 2024

Kryeministri Edi Rama pa ecurinë e punimeve të ndërtimit të aeroportit të Vlorës, ku deri më tani është avancuar me ndërtimin e pistës 3.2 kilometra të gjatë.

15:16
Vritet 23-vjeçari në Kosovë. Dyshohet se ishte hakmarrje për një ngjarje në Itali

Derisa po dilnin nga restauranti ku po darkonin për iftar trë vëllezërit Hoxhaj u zunë në pritë nga katër vëllezrit Gashi.

15:15
Lufta “prek” Shqipërinë/ Banka e Shqipërisë: Ndikim te ndërtimi, çmimet dhe turizmi

Pasojat e luftës në Ukrainë do të ndihen për më shumë se një vit në ekonominë shqiptare. Janë këto vlerësimet e Bankës së Shqipërisë të prezantuara në Raportin e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar, ku analiza fokusohet edhe te ndikimi i luftës.

15:05
“Opozitë pro-amerikane”/ E dërguara e Blinken takon Alibeajn, Bardhin dhe Tabakun

Amerikanët nuk e njohin Komisionin e Rithemelimin si organ drejtues të Partisë Demokratike, ashtu siç nuk njohin Berishën, si lider të saj.

15:05
E dërguara e Blinken takon Ramën: Folëm për reformat, energjinë, rajonin dhe veton bullgare

Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Karen Donfried preferoi të eci në këmbë drejt kryeministrisë përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

14:42
Zyrtarja e lartë e DASH takime në Tiranë, reagon ambasada e SHBA

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar pas takimit të Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar me zyrtarët e politikës shqiptare.

14:40
Aksident në Fier/ Mjeti me shpejtësi bie në kanal, shoferi përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Fier.

14:38
Rritet importi dhe eksporti i mallrave nga Durrësi në muajt e parë të këtij viti, cilat mallra kryesojnë

Bizneset shqiptare rritën volumin e eksportit dhe importit të mallrave nga Durrësi gjatë muajve të parë të këtij viti. Kromi dhe çimento janë në krye të listës së eksporteve, ndërsa materialet e ndërtimit, melamine dhe hekuri, si dhe gruri vijojnë të kryesojnë prej vitesh mallrat e importuara.

14:38
Në ‘sitën’ e vettingut/ Përfaqësuesi i ONM i ashpër me Arjan Ndojën: Nuk do e kisha dashur një prokuror si ju! ( Ja përgjigjja)

KPK vendosi që ta shty seancën për në datën 10 maj ku do të marrë parasysh kërkesën e prokurorit të durrësit i cili kërkoi konfirmimin në detyrë të tij, teksa nga ana tjetër, u gjet përballë gjetjeve të KPK që konstaton se referuar raportit të DSIK ka papërshtatshmëri figure, duke qenë se sipas raportit rezulton se ai është shoqëruar me persona problematikë me ligjin si A.L, i njohur si ‘Rrumi’.

14:28
Atentati ndaj të riut në Pogradec/ Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit

Nën masa të shtuara sigurie, 5 të arrestuarit për antentatin ndaj Johan Mucllarin dolën sot para gjykatës në Pogradec, ku u njohën me masën e sigurisë.

14:21
Në makinë me ‘të fortin’ e Shijakut ditën e atentatit/ Prokurori Ndoja mbrohet para KPK: Nuk e dija se …

“Nuk e kam ditur se Aleksandër Laho të ketë patur probleme si individ.”, me këtë argument u mbrojt para KPK prokurori Arjan Ndoj i cili sot ndodhet përpara vettingut.

14:20
“Takimi” i parë që nga nisja e luftës/ Putin dhe Zelensky, të dy të ftuar në takimin e G20

Presidenti i Indonezisë do të organizojë takimin e parë të mundshëm midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe presidentit rus Vladimir Putin që nga fillimi i luftës.

14:11
“Ka shkelur etikën’/ Prokurori Ndoja mbrohet në KPK: Harrojeni se do jem viktimë përballë kriminelëve

Në një seancë maratonë, Prokurori Arjan Ndoja i është përgjigjur akuzave për shkelje nisur nga konstatimet e gjetura ndaj tij nga KPK dhe ONM.

14:03
ARRSH nxjerr hartën/ Si do të bëhet lëvizja e mjeteve nga dita e nesërme në rrethrrotullimin e TEG-ut

Punimet në rrethrrotullimin e nyjes së TEG-ut kanë hyrë në një fazë të re do të fillojnë punimet për nënkalimin e aksit kryesor.

13:48
Pas Malit të Zi/ Alarm për bombë në 22 shkolla të Beogradit, evakuohen nxënësit

22 shkolla u evakuan paraditen e se premtes në beograd pasi një alarmi se në ambientet e tyre ishin vendosur bomba; të gjitha raportet rezultuan se ishin të rreme, sipas minstrisë së brendshme serbe.

13:44
Zelensky video mesazh nga Kievi për shqiptarët/ Nikolla firmos urdhrin: Kuvendi në seancë të posaçme më 3 maj

Kuvendi do të mblidhet në seancë të posacme plenare, ku pritet që Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky të drejtohet përmes një video mesazhi nga Kievi

13:22
“Messi” i ardhshëm debuton në Premier League, familjarët shpërthejnë në lot

Familjet e Alejandro Garnachos, 17-vjeçarit të Manchester United që debutoi me “Djajtë e Kuq” në sfidën ndaj Chelea-t, duke zëvendësuar Elangan, nuk i përmbajtën dot lotët në momentin që adoleshenti u fut në fushë në “Aold Trafford” mes duartrokitjeve të publikut.

13:15
Po gërmonin për ar’, 12 gra humbin jetën në Indonezi

12 gra kanë humbur jetën në një minierë ilegale ari në provincën veriore sumatra të Indonezisë, kur një pjesë shkëmbi u shemb dhe i zuri ato nën vete.

13:07
Ukraina: Rusët po vjedhin grurin, po kërcënojnë sigurinë ushqimore të botës

Rusët jo vetëm po sulmojnë e po shkatërrojnë Ukrainën, por edhe po vjedhin rezervat e grurit në zonat që ata pushtojnë.

12:56
Procesi i vettingut, prokurori Ndoja: Akuza pa baza! Çfarë më tha shoferi për dosjet në makinë para se të vdiste

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja ka folur sot në KPK ku po i nënshtrohet vettingut, duke pretenduar se nuk janë të vërteta akuzat e ngritura ndaj tij për ndikim me persona të paligjshëm.

12:45
Nga të rikthyerit në parti te ndryshimet statutore e votimi për Këshillin Kombëtar/ Rithemelimi mbledh nesër Kuvendin Kombëtar

Komisioni i Rithemelimit ka thirrur nesër Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, në pallatin e Kongreseve.

12:40
Shtohet linjë direkte fluturimi Tiranë-Nisë, Veliaj: Mundësi për të udhëtuar më lirë

Në ceremoninë e uljes së avionit të parë të linjës Tiranë-Nisë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky është një lajm i shkëlqyer në vitin kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë për ta promovuar edhe më shumë atë.

12:35
Rritet sërish çmimi i naftës, vendimi hyn sot në fuqi

Cmimi i naftës në vend pëson një tjetër rritje brenda pak ditëve.

12:34
Tjetër ‘shtëpi bari’ në vend/ Pas Valbonës policia zbulon tjetër ambjent në Tiranë

Pas Tropojës, zbulohet një tjetër shtëpi bari këtë herë në Tiranë.

12:31
Volejboll, Skënderbeu mund Tiranën/ Finalja e parë përfundon me shifrat 3-0

Skënderbeu një hap më pranë titullit kampion në volejboll për femra. Ekipi bardhekuq ka arritur të mundë 3 me 0 në finalen e parë Tiranën.

12:28
Tirana kërkon titullin në Laç, sot i mjafton barazimi/ Luhet dhe Dinamo-Partizani, Teuta-Kukësi

Tirana është shumë pranë kurorëzimit si 26-të herë kampionia e Shqipërisë pasditen e sotme.

12:24
Ofertat e reja të Digitalb/ Zgjerohet shërbimi në Peshkopi

Digitalb zgjeron hartën e shërbimeve të reja për klientët e saj edhe në Peshkopi.

12:23
Kosova s’është Donbas! Ekspertët ’shuplakë’ Putinit

Kosova nuk është Donbas, kështu analizojnë ekspertë ndërkombëtarë pas deklaratave të fundit të presidentit rus i cili vendosi një paralele mes vendimit të njohjes nga moska të luhansk dhe dontesk si rajone ta pavarura dhe njohjes së  Kosovës nga shumë vende.

12:19
Guterres rrezikoi jetën në Kiev/ Sulm me raketa teksa kritikonte Këshillin e Sigurimit

Dy shpërthime të forta tronditën Kievin të enjten në mbrëmje, në një kohë kur  shefi i OKB ndodhej për një vizitë në kryqytein ukrainas,  direkt pas takimit me Putin në Moskë

12:00
Rama zbardh takimin 60 minutësh me zyrtaren e lartë të DASH

Reformat në Shqipëri, investimet në energjinë, integrimi dhe lufta në Ukrainë, ishin disa nga temat në fokus të takimit mes zyrtares së lartë të SHBA dhe kryeministrit Edi Rama.

11:58
A u përmend emri i Berishës në takimin me Donfried? Ja si përgjigjet Alibeaj

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj zbardhi detaje nga biseda e zhvillur me zytaren e lartë amerikane, Karen Donfried.

11:48
Alibeaj flet pas takimit me Donfried: Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë dhe luftën ndaj korrupsionit. SHBA mbështet një opozitë që sheh nga e ardhmja

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, fill pas takimit me zyrtaren amerikane të DASH, ka treguar per mediat se ku u fokusua takimi.

11:42
Vritet gazetarja e “Radio Evropa e Lirë” në Ukrainë

Gazetarja dhe producentja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych, ka vdekur si pasojë e një sulmi rus me raketë në Kiev, që ka goditur banesën ku ka jetuar ajo.

11:39
Profil/ Kryeministri i tretë shqiptar në Ballkan, kush është Dritan Abazoviç

Nga dita e djeshme Dritan Abazoviç është kryeministri i ri i Malit të Zi. Parlamenti votoi me 45 vota pro, qeverinë e formuar prej tij në përbërje të së cilës janë 8 ministri dy prej tyre shqiptarë.

11:38
Kundërpërgjigje Putinit: Kosova s’është Donbas

Kosova i plotëson kriteret për të qenë shtet i pavarur, ndryshe nga rajonet separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, thotë Matthias Hartwig, ekspert i së Drejtës Ndërkombëtare, me bazë në Gjermani.

11:24
E plagosi vëllai me thikë Natën e Kadrit/ 27-vjeçari në Durrës merr urdhër-mbrojtjeje

Gjykata e Durrësit lëshon Urdhër Mbrojtjeje për 27-vjeçarin që u plagos nga vëllai i tij në Natën e Kadrit.

11:19
Me foto/ ‘Bucha’ ka emra, Ukraina: Ja ushtarët rus që kryen krimet

Prokurorja e Përgjithshëm e Ukrainës ka zbuluar emrat 10 ushtarëve rusë të cilët ajo i akuzon se janë përfshirë në shkelje të të drejtave të njeriut gjatë pushtimit njëmujor të qytetit të Bucha.

11:10
Aksident në Elbasan, i riu përplas 21-vjeçaren

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në Elbasan.

11:04
Vrasja e Fazli Hoxhës, autorët i dolën në pritë pas iftarit! Viktima kishte rrahur vëllanë e tyre në Itali (Detaje)

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Klinë të Kosovës, ku mbeti i vdekur i riu Fazli Hoxha.

10:51
Fotot/ Zyrtarja e lartë e DASH nis takimin me demokratët, e shoqëron Escobar dhe Kim, kush janë të pranishmit

Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, ka nisur takimin me zyrtarët demokratë, pas takimit që pati me kryeministrin Rama.

10:37
Zyrtarja e lartë e DASH përfundon takimin me Ramën, i drejtohet Kryesisë së Kuvendit për të takuar Alibeajn dhe Tabakun

Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, ndodhet sot në Tiranë, ku po zhvillon një sërë takimesh.

10:21
Rriten rastet me hepatit akut tek fëmijët në Evropë

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka thënë se po rritet numri i rasteve me hepatit akut te fëmijët që kanë qenë të shëndetshëm paraprakisht në Zonën Ekonomike Evropiane.

10:15
“Shtëpi bari” në Valbonë! Shpallet në kërkim pronari, e “pëson” edhe elektricisti

Një banesë e përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar në Valbonë.

10:14
Iu bë atentat në autostradë/ Prokurori Ndoja sot para vettingut. KPK: Ka mangësi profesionale. ONM: U takua me kriminelë

Nis procesi i vettingut për prokurprin e Durrësit Arjan Ndoja të cilit iu bë atentat në vitin 2019 në autostradën Durrës Tiranë ku dhe u vra shoferi i tij Andi Maloku kurse Ndoja u plagos.

10:10
Javi Martinez: Në Katar partnerja ime s’del dot me bikini

Luajti për një dekadë me Bayernin dhe në moshën 32-vjeçare vendosi të transferohej në Katar, duke iu bashkuar Qatar Sports Club.

10:00
Bugajski: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të ndërpritet, është një farsë

Janush Bugajski njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, thotë se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi në përpjekje për të arritur marrëveshje është vetëm një tendencë e Serbisë për të penguar Kosovën në anëtarësim në institucione ndërkombëtare.