COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 17 qytetarë të infektuar dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

04/12/2022 17:55

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije situatën e Covid19 për 24 orët e fundit në vend.

Bëhet me dije se pas 336 testimeve, të infektuar me Covid19 kanë rezultuar 17 qytetarë dhe nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Aktualisht janë 155 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin ndërsa në spitalin COVID3 po merr trajtim 1 pacient.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,545 që nga fillimi i epidemisë.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 336 testime, 17 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

4 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 336 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në Bashkitë:

11 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Kamëz, Fier, Vlorë, Tepelenë.

Janë 155 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,545 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 4 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 336

Testime totale 2,010,606
Raste pozitive 332,294
Raste të shëruara 328,545
Raste Aktive 155
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 118
Gjirokastër 12
Fier 5
Berat. 4
Shkodër 3

Vlorë 3
Lezhë. 3
Durrës. 3
Elbasan. 2
Korçë. 2

Top Channel