Pjesëmarrja e anëtarësisë dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike në procesin e votimit për Primaret e zhvilluara ditën e sotme, ka qenë mjaft e lartë.

Edhe pse ky proces është aplikuar për herë të parë, deri në orën 15:00, në votim kanë marrë pjesë 42365 persona në të gjithë vendin.

Sa i takon parregullsive, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo, është shprehur se po monitorohen të gjitha parregullsitë dhe deri më tani gjithçka ka ecur mirë, pavarësisht problematikave teknike që janë të pashmangshme pasi ky është një proces kompleks

A keni marrë ndonjë vendim për denoncimet që kanë bërë disa kandidatë në disa bashki të ndryshme për parregullsi të procesit?

Po e ndjek në vazhdimësi jo vetëm ato denoncime që I thoni ju, por të gjitha problematikat teknike dhe joteknike që hasen në një mënyrë apo në një tjetër pothuajse në të gjitha degët pasi është një proces kompleks. Procesi I votimit ka ecur shumë mirë dhe pjesëmarrja është shumë e lartë. E gjithë infrastruktuar e ngritur e kanë kuptuar dhe po ushtrojnë këtë të drjetë që I është dhënë.

Në 9 bashki gara mungoi për shkak se në fletën e votimit ka një kandidat, jo vetëm se nuk kishte rival përballë por edhe për shkak të tërheqjeve në minutën e fundit. Përveç largimeve nga gara sot pas nisjes së procesit të votimit në 4 bashki ishin vendosur që në fillim vetëm një kandidat, në Shkodër Bardh Spahia, në Elbasan Luciano Boci, në Kukës Admir Sinamati dhe në Polican Behar Xhaferaj.

Kandidati shpallet fitues vetëm nëse merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme në një zonë të caktuar.

Top Channel