Muaji dhjetor e shndërron sheshin “Skënderbej” në fshatin e festave, si pikën kryesore në kryeqytet që shpërndan magjinë e festave të fundvitit.

Përgatitjet kanë nisur për ti dhënë një tjetër pamje Tiranës. Krahas Fan Zonës ku ndiqen ndeshjet e botërorit, po vendosen shtëpizat e drurit si dhe lodrat në shesh, ku fëmijë e të rinj do kenë mundësi të argëtohen në këtë periudhë festash.

“Dhjetori është gjithmonë festë në Tiranë me zbukurimet me aktivitetet me fëmijët me performancat e grupeve artistike që ka nëpër qytete kështu që do te ketë pafund festë dhe që do të finalizohet me festën e natës së krishtlindjeve dhe festën e natës së vitit të ri”, u shpreh nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Me të afruar mbrëmja, Tirana fillon e shkëlqen nga dritat rrëzëlluese të zbukurimeve që janë vendosur në rrugët e kryeqytetit.

Zbukurimi i qytetit për festat e fundvitit është një traditë që ndiqet prej vitesh tashmë, njëjtë si në vendet e tjera të botës që në muajin dhjetor dekorohen plot me shkëlqim, ç’ka i bën të kthehen dhe në destinacionet e preferura të turistëve për periudhën e festave.

Top Channel