Qamil Taja pranon në gjykatë se vrau 19-vjeçaren, kërkon kohë për të përgatitur mbrojtjen

04/12/2022 15:06

Është paraqitur në gjykatë dhe ka kërkuar afat dy ditë për të përgatitur mbrojtjen tij 25-vjeçari Qamil Taja, i cili pranoi së ka ekzekutuar 19-vjeçaren Kristina Brakaj një ditë më parë në Pire.

Gjykata ka pranuar kërkesën e autorit dhe i dha atij afat deri të martën për të paraqitur.

Avokati i autorit tha se ai ka qenë i droguar në momentin që ka ngritur armën dhe shtiu mbi 19-vjeçaren me të cilën bashkëjetonte.

Avokati tha se Taja ka shprehur keqardhjen për ngjarjen dhe se ishte xhelozia shkaku që nisi sherri mes tyre.

Viktima u qëllua me tre plumba, dy në kokë dhe një në gjoks.

Top Channel