Foto ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier ku një 70-vjeçar ka humbur jetën.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku shtetasi E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, shtetasi E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë.

Top Channel