E dashura ‘sekrete’ e Putin shfaqet sërish por nuk përmend luftën ne Ukrainë, as spekulimet për presidentin (fotot)

03/12/2022 20:42

Ajo që njihet në mediat perëndimore si “e dashura sekrete e Vladimir Putin’ ka bërë sot një paraqitje të rrallë publike por pa përmendur çështjet e nxehta për presidentin apo luftën e tij.

Ish-atletja olimpike Alina Kabaeva, tashmë 39 vjeçe, është parë në publik vetëm 5-6 herë këtë vit, teksa sot ishte një hapjen e qendre gjimnastike në Sochi.

Në fjalën e saj ajo nuk iu referua luftës në Ukrainë ku mijëra rusë kanë humbur jetën, por u merakos vetëm t’i thoshte gjimnastëve të turneut ndërkombëtar se “e pamundura është e mundur”.

“Kur isha atlete gjimnastike, as nuk i ëndërroja këto kushte stërvitjeje, [siç keni në qendrën e re],”tha ajo.

“Por siç e tregon dhe jeta, e pamundura është e mundur, dhe Rusia është vend i mundësive të mëdha”.

Mediat ruse besohet se nuk lejohen të flasin për marrëdhënien e saj gati 15-vjeçare me Putin dhe as për fëmijët që ajo përflitet se ka lindur me të.

Megjithese flet me tone mjaft administrative, Kabaeva nuk ka ndonjë post zyrtar në Rusi.

Disa media kanë thënë se kohët e fundit ajo ka abortuar një fëmijë pasi bashkë me Putin e konsideronin shtatzaninë të papërshtatshme.

FOTO GALERI
1/5
Ajo që njihet në mediat perëndimore si “e dashura sekrete e Vladimir Putin' ka bërë sot një paraqitje të rrallë publike

Top Channel