E dashura ‘shtatzënë’ e Putin shihet me tre ‘bodyguard-e’ femra në daljen publike të samitit në Shën Petersburg (fotot)

13/06/2022 15:23

E përfolura si e dashura e fshehtë e ‘presidentit të luftës’ Vladimir Putin është parë dje për herë të parë në publik që prej vendosjes së sanksioneve ndaj Moskës për luftën në Ukrainë.

Ish gjimnastja olimpike Alina Kabaeva – e përforlur se është shtatzënë me fëmijën e Putin, sipas britanikes “The Sun” ishte e rrethuar nga “bodyguard-e” femra në një samit të presidentit në Shën Petersburg.

39-vjeçarja kishte ardhur në qytet për një samit ekonomik të Putin, në të cilin ai përpiqet t’i shpëtojë  sanksioneve të Perëndimit duke kërkuar aleanca të reja ekonomike në Azi.

Olimpistja që rrallë shihet në publik Alina, besohet se ka një familje me kreun e Kremlinit.

Ajo shihej me një pamje disi të pakënaqur në fytyrë teksa bënte një “vizitë private” në muzeumin Mikhail Vrubel të qytetit.

Një dëshmitar tha se nuk ishte lejuar t’i afrohej Kabaeva nga gratë që e ruanin, shkruante rrjeti vendas Fontanka.

Ajo mbante veshur xhinse të thjeshta, një bluzë të bardhë e një xhaketë të hedhur krahëve, të kombinuara me çantën  $4500 Valentino Roman.

Alina besohet se ka tre fëmijë me 69 vjeçarin Putin, dhe sipas zhurmave të pakonfirmuara, është përsëri shtatzënë.

Javën e kaluar ajo që njihet si “zonja e parë e fshehtë” Alina u fotografua në Sochi me fëmijët e një kampi gjimnastike, që ishte dhe dalja e saj e dytë publike këtë vit.

Alina ka qenë më parë deputete dhe tani besohet se drejton një grup mediatik pro-Putin në të cilat llogaritet se paguhet disa miliona dollarë në vit.

E përditshmja zvicerjane Sonntagszeitung ka thënë se Alina ka të paktën dy djem me Putin, një të lindur në Zvicër në 2015 dhe një tjetër të lindur në 2019 në Rusi.

Zhvillimi vjen teksa Putin pritet të flasë në samitin ndërkombëtar ekonomik të Shën Petersburg megjithë braktisjen nga shumica e partnerëve evropianë prej sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

FOTO GALERI
1/6
E përfolura si e dashura e fshehtë e ‘presidentit të luftës’ Vladimir Putin është parë dje për herë të parë në publik që prej vendosjes së sanksioneve ndaj Moskës

Top Channel