Bujqësia dështoi me vajin e ullirit/ Ministria nuk siguroi eksportin e prodhimit të madh të fermerëve vendas

03/12/2022 20:06

Në Shqipëri fermerët e ullirit prej dy vitesh i gëzohen prodhimit të mbarë të ullirit dhe vajit të ullirit ,por mungesa e tregut i ka detyruar ata që një litër vaji ulliri ta shesin më lirë se sa një litër vaji luledielli.

Ndërkohë që tregu botërorë këtë vit po përballët me mungesën e vajit të virgjër të ullirit. Sepse parcelat me ullinj të Italisë por veçanërisht të Spanjës që duhet të prodhonin 20% të vajit të ullirit në nivel global, ulliri përgjysmoi prodhimin e vajit të ullirit.

“Për sa i përket vendeve që Spanja furnizon, pothuajse furnizon gjithë botën. Nëse krahasojmë prodhimin e këtij viti me vitin e kaluar Ministria e Bujqësisë parashikon 50% prodhim ulliri më pak. Këtë vit ulliri ka pësuar stres hidrik çka do te thotë që nuk kanë arritur të kryhen të gjitha proceset fiziologjike dike çuar kështu dhe ne një ulje të prodhimit të vajit të ullirit”, tha Prof.Asc. Onejda Kyçuk.

Lajmi i keq për fermerin spanjoll, duhet të ishte një lajm i mirë për fermerin shqiptarë, pasi kështu fermeri shqiptarë në vend të mungesës së tregut duhet të ishte duke shitur vajin e ullirit me çmimin e merituar.

Por fatkeqësisht vlerat e vajit të ullirit nga Shqipëria nuk njihen në tregun ndërkombëtar, kjo sepse ministria e bujqësisë nuk promovon dhe as mbështet mjaftueshëm produktet vendase dhe as nuk I jep mundësi prodhimit vendas te eksportohet.

“Prodhuesi shqiptarë çalon sepse vajin shqiptar në të vërtetë nuk e njohin shumë. Kur ne kujtojmë vajin ulliri grek gjithmonë na shkon mendja tek varieteto cornie, edhe vendet e Afrikës siç është rasti i Marokut njihet si piçonino marecin. Po Shqipërinë a e njeh ndokush për varietet e saj siç është kalionoti?!”, tha ajo.

Prodhimi i ullirit dhe vajit të ullirit do të mbetet anomim për aq kohë sa nuk ka një patentë për këtë produkt. Shqipëria nuk mund të eksportojë vaji ulliri në vendet e BE, sepse e cilëson atë të pasigurt për sa kohë ministria e bujqësisë nuk ka ngritur laboratorë që të analizojë cilësinë , tiparet fiziko-kimike dhe ato fitosanitare të vajit të ullirit. Kjo ka bërë që në këtë sezon fermeri shqiptar në vend të suksesi, të përballen me humbje të ardhurash.

“Nuk eksporton dot për shkak duhet të ketë politika shumë të mira eksportuese. Ne në Shqipëri nuk kemi një institut të mirëfilltë të mbushur me laboratorë që të përcaktojnë të gjitha standardet. Si do e shesësh ti këtë vaji ulliri, me çfarë cilësie dhe kategorie”, theksoi Kyçyk.

Nëse vendet e BE kërkojnë standard t lartë të sigurisë ushqimorë, në tregun e Ballkanit këto rregulla janë më të zbehta kjo do të thotë që është më e lehtë të cash në tregun ballkanik , por edhe kësaj here ministria e bujqësisë nuk ka arritur ta negociojë apo të prezantojë vajin e ullirit deri në Serbi, Mal të Zi, si dhe Maqedoninë e Veriut.

Tregu i vetëm për fermerin shqiptarë mbetet ai vendas, që nuk sigurohet ne një pikë grumbullimi , por vaji shitet tek të afërmit e fermerëve apo klientëve që arrijnë të sigurojnë vetë bujqit me të njohurit e tyre.

Top Channel