Gafë fatale e portierit australian, Argjentina shënon golin e dytë

03/12/2022 21:23

Argjentina rikthehet pas 15 vitesh të luajë një ndeshje përballë Australisë.

Trajnerët Lionel Scaloni dhe Graham Arnold kanë përzgjedhur titullarët e sfidës së sotme. Kombëtarja albiceleste zbret në fushë me rreshtimin “4-1-2-3”, ndërsa australianët përgjigjen me skemën “4-4-2”.

Papu Gomez rikthehet si titullar në formacionin e Argjentinës. 34-vjeçari i Sevillas në La Liga, e nisi nga minuta e parë duelin e parë në grup ndaj Arabisë Saudite, ndërsa sot do të formojë treshen ofensive të Argjentinës bashkë me Leo Messin dhe Julian Alvarez. Lautaro Martinez, në stol./ Super Sport

Top Channel