Bërxulla në protestë më 6 dhjetor/ Banorët do të mblidhen kundër Ministrisë dhe Gener 2

04/12/2022 14:54

Banorët e Bërxullit kanë protestuar sërish këtë të diel duke kërkuar të drejtën e kompensimit të pronave të tyre që preken nga koncesioni Thumanë-Kashar sipas çmimit të tregut.

Ata thonë se do të protestojnë dhe në 6 dhjetor në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet nga ndërkombëtarët.

Banorët ndihen të braktisur nga qeveritarët dhe opozitarët pasi në mbi 60 ditë protestë, askush nuk ka shkuar të bisedojë me ta duke akuzuar firmën Gener dy se i ka korruptuar.

Banorët e Bërxullit tanimë e kanë vendosur se nuk do të marrin pjesë në zgjdhjet e 14 majit.

Ata janë të vendsour se tokat e tyre nuk do t’i lëshojnë pa u kompensuar me çmimin e tregut.

Top Channel