E shtunë, 09 Prill 2022
21:29
“Nuk të shoh dot me sy”/ Plas keq në Për’puthen, Alesja-Astritit: Duhet të të pështyja në fytyrë

Alesja dhe Astriti duket se ishin në rrugën e duhur dhe të dy u bënë bashkë për t’i treguar Rrushes që kanë pëlqim për njëri-tjetrin, por gjithçka ka marrë fund. Astriti i është kthyer pëlqimit të tij të parë, Rrushes por miqësia mes dy shoqeve është krisur.

21:14
Nuk është vetëm ketamina! Nëna ‘vrasëse’ dyshohet se i dha ilaçe të tjera vajzës, hapja e varrit pritet të zbulojë gjithçka

Detaje të reja hedhin dritë mbi vdekjen e 9-vjeçares Georgine, e cila dyshohet se u vra nga nëna e saj Roula Pispirigou.

20:51
Drejt fundit historik, “Skënderbeu” pak shanse për të qëndruar në Superiore

Skënderbeu do të ketë një ndër stacionet e fundit Tiranën në ndeshjen e së dielës të vlefshme për javën e 28-të.

20:43
10 miliardë euro ndihma për refugjatët dhe Ukrainën

Në një konferencë ndërkombëtare donatorësh për të mbledhur ndihma për refugjatët nga Ukraina e organizuar në Varshavë janë grumbulluar donacione dhe kredi në vlerë 9,1 miliardë euro.

20:39
Veliaj i përgjigjet Ilir Metës: Fiksimaxhiu që rrihet me policët, mirë që doli në konferencë për të treguar diferencën mes 2 kaheve të politikës

Nga Kongresi i PS, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka kthyer përgjigje pasditen e sotme Preesidentit Ilir Meta.

20:31
Partizani fiton me Teutën, barazojnë Kukësi -Egnatia dhe Vllaznia-Laçi

Vllaznia dhe Laçi ndahen në paqe në duelin mes tyre.

20:21
Armën në vend të topit/ Legjenda e Dinamos së Kievit në luftë kundër rusëve

Igor Belanov, legjenda e futbollit sovjetik dhe Dinamos së Kievit, fituesi i Kupës së Kupave dhe trofeut prestigjoz të Topit të Artë, ka rrëmbyer armën për të luftuar për lirinë e vendit të tij Ukrainës.

20:18
Covid-19/ MSH: 55 raste të reja në 24 orët e fundit

55 raste të reja me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

20:18
Parlamenti i Pakistanit para votës së mosbesimit ndaj kryeministrit Imran Khan (fotot)

Prezencë e gjerë sigurie shihej sot jashtë parlamentit të Pakistanit ku Imran Khan përballet me votën e rrezikshme nëse do të qëndrojë apo jo në post.

20:12
“Jashtë bie borë”, tragjikomedia në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan

Tragjikomedia “Jashtë bie Borë”, me regji të Hervin Çulit ka ardhur këtë fundjavë premierë në teatrin “Skampa” të Elbasanit.

20:09
Kongresi që forcoi Ramën/ Kryetari dominon eventin, duke goditur ministrat

Kongres apo panair? Socialistët nisën mbledhjen më të madhe politike të tyren, me një parakalim traktorësh, kafshësh, fermerësh dhe prodhimesh bujqësore.

19:49
Kriza në Partinë Demokratike, Rama: E kam parashikuar, ja kam çuar me mesazh Lulzim Bashës

Kryeministri Edi Rama thotë se e ka parashikuar krizën në Partinë Demokratike, por ka gabuar me një vit diferencë.

19:40
Rama: Do të legalizojmë kanabisin për përdorim vetjak nëse e duan shqiptarët

Pas nismës për legalizimin e kanabisit mjekësor, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse shqiptarët do e duan, atëherë do e legalizojnë kanabisin për përdorim vetjak.

19:36
Mbyllet procesi i zgjedhjeve për kreun e PD Mallakastër, ja kush fiton

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka mbyllur  procesin zgjedhor per kryetarin e deges së PD Mallakastër në bazë të parimit, një anëtar një vote.

19:27
Edi Rama: Gjykatësit dhe prokurorët që i kanë bërë nënën drejtësisë të shkojnë në burg

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë jashtë vëmendjes Reformën në Drejtësi duke thënë se SPAK duhet të vërë në rendin e ditës dhe gjykatësit e prokurorët që nuk justifikojnë dot pasurinë, të cilët sipas tij duhet të përfundojnë pas hekurave.

19:21
Rama: Asnjë kursim për këdo që ha në kurriz të PS, korrupsioni duhet goditur në kokë. Jam i gatshëm të shkoj që nesër në SPAK

Në konferencën për media, kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm të shkojë që nesër në SPAK dhe të tregojë ku është koka e korrupsionit. Rama u tregua i prerë duke thënë se nuk do të kursehet askush që ha në kurriz të PS.

19:18
Goditet me sende të forta i riu në Tiranë

Një i ri është goditur me sende të forta në Tiranë.

19:15
Votëbesohet Sekretariati i Partisë Socialiste, ja rezultatet për sekretarët

Anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste votëbesuan këtë të shtunë dhe anëtarët e Sekretariatit të kësaj partie.

19:11
Paralajmëroi arrestim tjetër? Rama shpjegon fjalën e tij në Kongresin e PS: Larg qoftë të ketë nga ana ime!

Në konferencën për mediat, Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar fjalën e tij në Kongresin e PS duke thënë se nuk paralajmëroi asnjë arrestim tjetër. Pa emra konkretë, Rama tha gjatë fjalës së tij në kongres së shqiptarët nuk duhet të habiten nëse shohin kryeministrin te dera e SPAK me ndonjë “prej veshi”.

19:03
Legalizimi i kanabisit mjekësor, Meta: Nuk është histori e re, kërkohet t’i vihet kazma përfundimtare

Presidenti Ilir Meta ka komentuar nismën e ndërmarrë nga qeveria për legalizimin e kanabisit mjekësor.

18:57
Punonjësja bashkiake i jep adresën e maniakut ‘vullnetarëve anti-pedofilë’, tentojnë t’i djegin shtëpinë (fotot)

Një punonjëse e re bashkiake në Britani i kaloi adresën e një të dënuari për krime seksuale një grupi vullnetar “gjuetarësh të pedofilëve”, para se rreth 30 prej tyre të mblidheshin para shtëpisë së maniakut.

18:52
Presidenti Meta sqaron: Alqi Bllako nuk ka qenë bashkëpunëtor i afërt i imi, në Presidencë ka respektuar ligjin

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar bashkëpunimin me ish deputetin Alqi Bllako, i cili ka mbuluar postin e Sekretarit të Presidencës deri në shkurt të vitit 2019.

18:43
Veliaj publikon foto me Belinda Ballukun në Kongres: “Kush na ka inot, kshu na paftë përnot”

Në përfundim të punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, kreu i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj ka publikuar një foto me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

18:36
Ia ndërprenë fjalën, çfarë propozoi Erion Braçe në Kongresin e PS

Prej kohësh, Erion Brace është kthyer në zërin kritik brenda mazhorancës dhe ditën e sotme iu ndërpre fjala në kongresin e PS.
Në panelin ‘Bujqësia – Siguria Ushqimore”, një ndër 5 panelet ku po zhvillonte punimet kongresi i PS, Brace kërkoi më shumë vëmendje ndaj bujqësisë e fermerit.

18:35
Rritet frikshëm shifra e fëmijëve të vrarë në Ukrainë

Me anë të një postimi në Twitter, Parlamenti i Ukrainës ka publikuar shifrën e fëmijëve të vrarë nga sulmet ruse.

18:21
Presidenti Ilir Meta ironizon Kongresin e PS: Rama e mblodhi për t’i thënë socialistëve, duhet të shkoni të gjithë në burg

Presidenti Ilir Meta ka ironizuar Kongresin e PS duke thënë se kryeministri Edi Rama e mblodhur për t’i thënë socialistëve që duhet të shkojnë të gjithë në burg përveç tij.

18:13
Vizita ‘surprizë’ e Johnson në Kiev, Zelensky: Mirë se erdhe miku im

Në vizitën surprizë në Kiev, kryeministri britanik Boris Johnson takoi presidentin Volodymyr Zelensky për të treguar mbështetjen e tij për popullin ukrainas.

18:08
Zelensky: Ukraina po kërkon ndonjë mënyrë për ta ndalur këtë luftë

Boris Johnson nuk është i vetmi lider që ka takuar sot Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenksy. Më herët, presidenti zhvilloi bisedime edhe me kancelarin e Austrisë Karl Nehammer.

17:59
Muzeumi i Athinës shfaq poçarinë e traditës ‘së përbashkët’ nga qyteti turk Kutaia (fotot)

Muzeumi i artit islamik në Athinë ka shfaqur së fundmi disa pjesë të mrekullueshme poçerie nga perëndimi i Turqisë, duke i ofruar vizitorëve një vështrim shumëngjyrësh në të kaluarën dhe të përbashkëtën e dy vendeve.

17:54
U zbulua lidhja me vajzën 32 vjet më të vogël, jep dorëheqjen Ministri i Mbrojtjes në Norvegji

Ministri i Mbrojtjes në Norvegji, Odd Roger Enoksen ka dhënë dorëheqjen pasi u zbulua se ishte i lidhur me një vajzë shumë më të re në moshë.

17:38
BE premton 1 miliard euro mbështetje për Ukrainën

Komisioni Evropian premton mbështetje me 1 miliard euro për Ukrainën dhe vendet që po pranojnë refugjatë që largohen nga lufta pas pushtimit rus.

17:33
“Unë kurrë nuk kam dashur të martohem”, bashkëshortja e Will Smith habit me deklaratën e saj

Jada Pinkett Smith ka qenë kryefjala e mediave së bashku me bashkëshortin e saj Will Smith, për shkak të shuplakës së famshme në mbrëmjen e “Oscars”.

17:31
Ndihen lëkundje tërmeti në Turqi

Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka tronditur lindjen e Turqisë.

17:15
Trajneri pranë United, Ajax “u mbyll gojën” gazetarëve anglezë

Erik Ten Hag është gjithnjë e më pranë marrëveshjes me Manchester United për sezonin e ardhshëm.

17:08
Adoleshentët me jelekë anti-plumb vrasin shokun e tyre gjatë ‘lojës’ së të shtënave me armë ndaj njëri-tjetrit (fotot)

Një adoleshent nga Florida në SHBA ka vdekur dhe dy shokë të tij janë arrestuar teksa zbaviteshin duke qëlluar ndaj njëri-tjetrit të veshur me jelekë anti-plumb, tha policia.

17:01
E rëndë në Kavajë, gjendet një grua e mbytur. Dyshohet se është vetëhedhur në pus

Një 75-vjeçare e identifikuar si L.X., është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj.

16:53
“Astronautë civilë” në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, hera e parë në histori

Ekipi i parë i përbërë tërësisht nga civilë mbërriti në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, me në bord tre biznesmenë që për të përjetuar këtë eksperiencë të rrallë, kanë paguar 55 milionë dollarë secili.

16:50
Zelensky: Ukraina ‘ende e gatshme’ për bisedime me Rusinë

Ukraina është “ende e gatshme” për të vazhduar negociatat me Moskën, të cilat kanë ngecur që nga zbulimi i mizorive në Buça dhe zona të tjera pranë Kievit, tha të shtunën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

16:49
Gjermania përgatitet për ‘të ardhmen’ pa gazin rus (fotot)

Gjermania po përgatitet për shkurtimin e furnizimeve nga Moska si kundërpërgjigje për sanksionet e vendosura saj.

16:44
“Nuk të vjen për të vjellë kur fle me atë plakun”, Adelina Tahirit nuk i interesojnë komentet negative për bashkëshortin

Adelina Tahiri ka disa kohë që nuk sjell projekte të reja muzikore, por është aktive në rrjete sociale, ku publikon fotografi e video nga e përditshmja me bashkëshortin dhe djalin e saj.

16:41
Iu shtuan dhe rrudhat, si u plak Zelensky për një muaj

44 ditë pushtimi dhe masakrash, kanë lënë gjurmën e tyre mbi presidentin 44-vjeçar të Ukrainës, i cili gjatë ndalesës në Bucha, ku dëshmoi nga afër mizoritë ndaj popullatës civile, u shfaq më i plakur nga sa ishte përpara se të niste agresioni rus mbi vendin fqinj.

16:38
Kryeministri Rama: Ministrat do t’i çoj në SPAK,  nuk mbroj askënd

Kongresi socialist ka nisur si një panair arritjesh, por ka vazhduar në paralajmërime serioze nga kryeministri Rama.

16:20
Boris Johnson vizitë suprizë në Kiev, kryeministri britanik takon Presidentin Zelensky

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Jonson udhëtoi drejt Kievit ku u takua me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

16:14
Bombola shkatërron shtëpinë në Lezhë, shpërthimi i fortë rrëzon muret e banesës

Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Troshan të Lezhës ku për pasojë ka mbetur e plagosur një grua.

16:07
Rama tregon çfarë duhet të bëjnë anëtarët e partisë: Të mos presim që kryetarit të bashkisë t’i dalë boja apo të përfundojë në burg

Në Kongresin e PS, kryetari i partisë Edi Rama ka theksuar rolin e ri të anëtarëve të partisë në mënyrë që të mos mësojnë çfarë ndodh në momentin e fundit. Rama thotë se nuk duhet të presin që një kryetari bashkie apo institucioni t’i dalë boja në momentin e fundit, por anëtarët e partisë të luajnë rolin e tyre dhe të tregojnë se sa të kënaqur janë.

16:00
Rama propozon t’i shtohen 3 sekretarë të tjerë Partisë Socialiste, ja kush janë (Emrat)

Kryeministri Edi Rama ka propozuar që Partisë Socialiste t’i shtohen tre anëtarë të tjerë, të cilët janë Blerina Gjylameti, Eridian Salianji dhe Laert Duraj.

15:59
Brenda apartamentit ‘të ekzagjeruar’ të bijës sekrete të Putin që shfaq luksin absurd mes konfliktit në Ukraine (fotot)

Mediat britanike vijonin sot me detaje të zotërimeve te luksit të një prej bijave të presidentit rus Vladimir Putin duke treguar për apartamentin me aksesorë floriri që ajo raportohet se ka shfaqur më parë në rrjetet sociale.

15:47
Italia do të nënshkruajë marrëveshje për gaz me Algjerinë

Kryeministri i Italisë Mario Draghi do të vizitojë Algjerinë të hënën për të nënshkruar një marrëveshje për rritjen e importeve të gazit natyror.

15:43
Analiza/ Pse liderët hyjnë në një konflikt, duke supozuar se fitorja është e garantuar?

Në kushtet e një mbrojtjeje të vendosur dhe pasiononte, që e ka ngadalësuar ndjeshëm përparimin e rusëve drejt Kievit dhe kur luftë është denoncuar thuajse nga e gjithë bota, ka pasur shumë spekulimeve mbi motivet që e nxitën Vladimir Putini:Çfarë shpreson të arrijë ai me luftën në Ukrainë?

15:37
Kongresi i PS/ Alibeaj: Tentoi të fshihte realitetin e hidhur, Rama bëri show e nuk tha asgjë të re

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas kongresit të PS duke akuzuar kryeministrit Edi Rama për show ndërsa sipas tij nuk tha asgjë të re.

15:19
Futbollisti i Sassuolos dënohet me 14 muaj burg për trafik armësh

Futbollisti i talentuar uruguaian, në pronësi të Sassuolos Nicola Schiappacasse dënohet me 14 muaj burg, i konvertuar në arrest shtëpie, për mbajtje municionesh dhe armësh zjarri, teksa krahas kësaj, do të duhet të shërbejë edhe në komunitet.

15:19
Jennifer Lopez në veshje sportive shfaq ‘të pasmet e famshme’ në shëtitje me familjen (fotot)

Thuhet se ajo ka siguruar asetet për miliona dollarë.

15:11
Kriza prek blegtorinë, fermerët tregojnë se shitja e produkteve del me humbje

 “Nëse situata vazhdon me këto çmime unë do t’i mbaj deri në shtator-tetor pastaj do t’i heq. Më dhimbsen pasi kjo është jeta ime. Çdo gjë që pata e hodha këtu. Kam lënë shtëpinë, familjen shoqërinë për të punuar këtu. Dhe ja vjen një ditë që do e lesh dhe do e braktisësh”, u shpreh në lot blektori, Syrja Metushi.

15:08
Transporti drejt bllokimit, shoqata: Kompensimi s’erdhi, do ulim mjetet në qarkullim

Gati një muaj më parë qeveria tha se do të mbështeste sektorin e transportit me 5 milionë dollarë për të mos rritur çmimin e biletave, por ende ka mbetur një deklaratë në letër.

14:53
Rama kritika për SPAK: Nëse nuk dënoni ata që japin drejtësinë gabim, do ishte e pafalshme për ju

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në Kongresin e PS-së se si ka mundësi që asnjë gjykatës, i përjashtuar nga vettingu nuk është thirrur për të dhënë llogari në SPAK

14:40
Berisha ‘non grata’, Rama thirrje SPAK: Deklarata nga aleati strategjik i Shqipërisë, drejtësia ende s’është vënë në lëvizje

Me tone të ashpra iu drejtua kryeministri Rama Prokurorisë së Posacme, sot nga Kongresi i PS-së. Ndërsa solli në vëmendje dënimin e ish zv/ministres së brendshme Rovena Voda, Rama tha se SPAK ende nuk është vënë në lëvizje për shpalljen non grata për korrupsion nga SHBA të ish-kryeministrit Berisha, ndonëse nuk ia përmendi asnjëherë emrin, dhe familjes së tij.

14:34
Për kë e ka Rama? Kryeministri: Mos u habisni nëse më shihni te dera e SPAK me ndonjë prej veshi

Kryeministri Edi Rama, përmendi sot rastet kur socialistët janë përballur me drejtësinë, dhe sipas tij nuk jnë marrë nën mbrojtjen e partisë.

14:32
Kush mbështet Rusinë, nuk hyn në BE. Brukseli kushtëzon zgjerimin, lavdëron Shqipërinë

Bashkimi Europian ka vërejtje serioze për Serbinë, por edhe për shtete të tjera të rajonit të cilat nuk kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë.

14:26
Përgjegjësi për zyrtarët e arrestuar? Rama: Fajin e ka kush e shkel besimin e marrë! Ai që shkel në dërrasë të kalbur të marrë avokat

Ndonëse pa e përmendur si cështje, në fjalën e tij të gjatë në Kongresin e PS, kryeministri Edi Rama komentoi edhe arrestimet ndër radhët e socialistëve, të fundit pas hetimeve të nisura nga SPAK për inceneratorët.

14:20
Moska i “ankohet” Turqisë: Po na vrasin në Ukrainë me avionët tuaj

Rusia i është ankuar zyrtarëve turq se ushtria ukrainase, që i ka vënë përpara forcat e Moskës, po përdor në luftën e saj dronë të prodhuar në Turqi.

14:18
“Siguri për paratë nën dyshek”/ Rama: Amnistohen paratë nga puna në të zezë, por jo për kriminelët

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të bëhet amnisti fiskale për paratë e qytetarëve që i kanë mbledhur nga puna në të zezë, por nga puna e ndershme dhe jo ato para që janë fituar nga krimi.

14:12
“Kundërshtari politik inekzistent’, Rama ironizon opozitën: Asnjë keqardhje, ajo forcë duhet të kishte shkuar në djall shumë kohë më parë

Nga kogresi i PS, Edi Rama u ndal të komentojë edhe zhvillimet politike në PD. Ndërsa e konsideroi inekzistent kundërshtarin politik, Rama tha se ajo c’ka duhet të shqetësojë socialistët sot është të mos bien në kurthin e atij që nuk është i motivuar të luftojë.

14:11
Abuzim me 1 mln dollarë, vihet në pranga sekretari i qeverisë maqedonase

Sekretari i deritanishëm i qeverisë maqedonase Muhamed Zeqiri është dërguar në burgun e Shkupit, pasi Gjykata Themelore i dha masën e paraburgimit për 30 ditë.

14:07
Rama thirrje “të tijve”: T’i vëmë gishtin kokës, duke nisur nga sot qëndrojuni mbi kokë…

Kryeministri Edi Rama, iu bëri thirrje “të tijve”, duke thënë se është koha t’i vënë gishtin kokës dhe të kthejnë ndjenjën e sigurisë tek qytetarët.

14:05
Rusia shkatërroi avionin më të madh në botë, Ukraina: Do na paguajë 3 miliardë USD

Trupi i saj i carë, krahët gjigandë të rrëzuar në tokë, një nga motorët i djegur e i shkatërruar: Avioni më i madh komercial i botës, Antonov AN-225, dikur krenaria e flotës ajrore ukrainase, sot është një pirg hekurishtesh.

13:58
Rusia ndryshon kreun e luftës, kush është “i tmerrshmi” që merr frerët e ushtrisë

Pas tërheqjes nga veriu i Ukrainës, ushtria ruse po e përqëndron aktivitetin në jug dhe në lindje të vendit fqinj.

13:49
“Një zyrtar u dënua për një arkë peshk”, Rama: Pse drejtësia e re nuk po hyn në kraterin e vullkanit 30-vjeçar të padrejtësive

Nga kongresi i PS, kryeministri Edi Rama komentoi dënimin e ish- zv/ministres Rovena Voda, ndërsa ndërsa theksoi se drejtësia e re, nuk po hyn ende në ata që vranë protestues në Bulevard.

13:48
YouTube bllokon televizionin që transmeton parlamentin rus, reagojnë zyrtarët

YouTube ka bllokuar Duma TV, një kanal televiziv i cili transmeton  parlamentin e Rusisë.

13:40
Gjendet një person i vdekur në Milot të Kurbinit, zbulohet emri

Një person është gjetur i vdekur ditën e sotme në Milot të Kurbinit.

13:36
Rama e konfirmon: Familjeve të pasura do i shkojë çmim tjetër në faturën e dritave

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot gjatë Kongresit të PS-së se do të ketë ndërhyrje në faturën e çmimit të energjisë elektrike.

13:21
Shpëthimi i bombolës në Lezhë, dalin pamjet nga banesa e shkatërruar plotësisht

Bombola e gazit që shpertheu mesditën e sotme në fshatin Troshan të Lezhës, ka shkatërruar tërësisht banesën.

13:11
Përjashtohet për 10 vjet, por e mban Oscarin e tij, Will Smith: Akademia ka të drejtë

U përjashtua për 10 vjet nga ceremonia e Oscaërëve, por Will Smith do ta mbajë çmimin që fitoi si aktori më i mirë.

13:06
Falsifikim vizash, pasaportash dhe shitje droge, tre të arrestuar në Shkodër (Detaje)

3 persona janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës, në kuadër të operacionit “Triple”.

13:00
Von der Leyen del hapur: Putin duhet ta humbasë luftën, Ukraina në BE

Vladimir Putin duhet ta humbasë luftën, Ukraina duhet të fitojë,  kryetarja e Komisionit Europian u tregua mjaft e drejtpërdrejtë në deklaratat e saj pasi vizitoi qytezën e Buchas, ku pas tërheqjes së trupave ruse, e gjithë bota pa mizoritë që kishin kryer atje trupat e Moskës.

12:52
SHBA “çimenton” bazat në Gjermani, blindohet krahu lindor i NATO-s

SHBA do të investojnë vitin e ardhshëm një gjysmë miliardë dollarë në bazat amerikane në Gjermani.

12:46
“Doja të bëja foto”/ Mbërrin në spitalin e Vlorës turisti polak që u aksidentua në kanionin e Gjipesë

 Turisti polak, i cili u plagos në kanionet e Gjipesë, për shkak se ngeli i bllokuar, ka mbërritur në spitalin e Vlorës.

12:45
Scholz e Johnson: Të tjera armë në Ukrainë. Rusia reagon: Hyni në gjak me ne

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Londër, kancelari Olaf Scholz dhe kryeministri britanik Boris Johnson u shfaqën më të bashkuar se kurrë dhe premtuan furnizime të mëtejshme me armë për Ukrainën.

12:34
Bombarduesi rus në qiellin e Finlandës, Moska: Po u anëtarësuat në NATO, do të reagojmë 

Faqja e internetit e qeverisë finlandeze u hakua në të njëjtën kohë kur Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim përpara parlamentit vendas dhe vetëm disa orë pasi ligjvënësit në Finlandë nisën një shtysë të re për anëtarësimin e vendit në NATO.

12:27
Ndeshjet e së shtunës/ Faza e fundit e kampionatit. Vllaznia-Laçi, Partizani-Teuta, Kukësi-Egnatia

Pasditen e sotme fillon faza e katërt dhe e fundit e këtij sezonit të Abissnet Superiores. Partizani një ndër skuadrat që e fillon gjithmonë kampionatin me synimet maksimale, deri në këto momente është jashtë çdo objektivi, madje edhe atij minimal sic është zona europiane.

12:18
”Për fëmijët”, shkrimi mbi raketën që goditi stacionin e trenit, rusët: Është ukrainase

Njëra prej dy raketave ruse që goditën stacionin e trenit në Kramatorsk të Ukrainës, kishte të shkruar në anë fjalët “Për fëmijët”.

12:16
Shpërthen bombola e gazit në fshatin Troshan, lëndohet një grua

Një bombol gazi ka shpërthyer mesditën e kësaj të shtune në një banesë në fshatin Troshan të Lezhës.

12:14
A do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme vendore? Veliaj: Ky është plani

Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se do të kërkojë një tjetër mandat për drejtimin e kryeqytetit, në zgjedhjet e ardhshme vendore.

12:12
Greqi rekord inflacioni me 8.9%/ Në mars çmimet u rritën me 2,7 përqind, ulet rritja ekonomike

Vetëm dy ditë pas grevës së përgjithshme kur mijëra grekë kanë protestuar për rritjen galopante të çmimeve dhe valën e shtrenjtësisë që po merr formën e një cunami, Greqia ka regjistruar rekord 27-vjeçar inflacioni, i cili duket se është tashmë jashtë kontrollit pasi ka shkuar në 8.9% në muajin mars  nga 7.2%  që shkoi në muajin shkurt të këtij viti.

11:52
Braçe shpërthen jashtë linjës zyrtare. Pëllumbi: Ne mendojmë ndryshe nga ty!

Erion Braçe ka vijuar edhe sot të bëjë zërin kritik brenda maxhorancës qeverisëse.

11:43
Del ekspertiza! Foshnja 6-muajshe ka vdekur nga mbytja, hapet dhe varri i 9-vjeçares/ Zbulohet kush ia dha ketaminën Rouolës

Opinioni publik në Greqi ndjek i shokuar vazhdimin e hetimeve dhe zbardhjen e fakteve të reja që fillojnë të hedhin dritë mbi vdekjen tragjike të tre vajzave të familjes nga Patra, prej të cilave vajza më e madhe, Xhorxhina 9 vjeç, ka vdekur nga një dozë e madhe ketamine, për të cilën akuzohet se ja ka dhënë vetë nëna e saj.

11:33
“Shqipëria eksportuese e sigurisë në misionet paqeruajtëse”, Peleshi: Çdo cm² i vendit është i sigurtë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në panelin rajoni, Evropa dhe siguria gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, ku vuri në dukje kërcënimet e sigurisë në Evropë si pasojë e ngjarjeve të fundit si dhe domosdoshmërinë që FA duhet të jenë të afta për ruajtjen e integritetit territorial të vendit.

11:31
Roula e tradhtonte me të afërmin e tij, burri e rrahu tre herë para vajzës/ Detaje të reja nga vrasja e tre fëmijëve në Greqi

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku Roula Pispirigou akuzohet për vrasjen e tre vajzave të saj, ndërsa nën hetim të vazhdueshëm po merret edhe babai, Manos Daskalakis.

11:26
“Do zgjerojmë rimbursimin e barnave për pensionistët”, Manastirliu: Pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten 40%

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Paneli i Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, i organizuar para Kongresit të Partisë Socialiste, u shpreh se lista e barnave me rimbursim do të zgjerohet më tej në ndihmë të kategorisë së pensionistëve.

11:10
Pas sulmit në stacionin Kramatorsk, Odesa futet në shtetrrethim

Autoritetet në qytetin port jugor të Odesa-s kanë vendosur një shtetrrethim në fundjavë për shkak të kërcënimeve për sulme të mëtejshme raketore, sipas ushtrisë rajonale.

11:07
FIFA vendos reduktimin e pauzave për ndeshjet e kombëtareve, UEFA gati për kompromis

FIFA ka vendosur të reduktojë numrin pauzave për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve nga pesë në katër, çka do të thotë se ka rënë poshtë plani radikal, i mbështetur nga Arsen Wenger për vetëm dy pauza të gjata në një vit kalendarik për fushatat eliminatore.

11:03
Korrupsion e shpërdorim detyre, arrestohet sekretari i përgjithshëm i qeverisë në Maqedoninë e Veriut

Nën akuzën e korrupsionit e shpërdorimit të detyrës, policia në Maqedoninë e Veriut arrestoi sekretarin e përgjithshëm të qeverisë, Muhamed Zeqiri.

10:56
Historiani rus: Putin peng i mitologjisë popullore, që e shpiku vetë

Për Andrei Zorin, profesor në Universitetin e Oksfordit, dhe autor i shumë librave mbi historinë e vendit të tij, përfshirë një biografi të rëndësishme mbi Tolstoin, dhe një ese me titull “Periferia e Evropës”, në të cilën ai shpjegon se si Rusia e ka ndryshuar perceptimin mbi territore si Ukraina, nuk është një ditë e zakonshme.

10:54
Paralajmërimi/ BE do të kushtëzojë zgjerimin me qëndrimet ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian i ka dërguar vërejtje serioze Serbisë, por edhe shteteve të tjera të rajonit të cilat nuk kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, duke thënë se vendimet e ardhshme në procesin e zgjerimit do të kushtëzohen me sjelljen e këtyre shteteve ndaj sanksioneve kundër Rusisë dhe deklaratave të përgjithshme nda luftës në Ukrainë.

10:48
Oligarkët ruse “në hall”, i kërkojnë para hua miqve

Roman Abramovich thuhet se ka kërkuar miliona kredi nga miqtë e tij për të paguar faturën javore me pagat e stafit të tij.

10:38
Falsifikonte dokumenta për të kaluar kufirin nga Porti i Durrësit, shpallet në kërkim 53-vjeçari bullgar

Një 53-vjeçar me origjinë bullgare është shpallur në kërkim nga policia e shtetit, pasi organizonte dhe kryente falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit.

10:30
Ukraina përdor dronë nga Turqia, Rusia i “kërkon llogari” shtetit turk

Rusia është ankuar te zyrtarët turq se ushtria ukrainase përdor dronët e prodhuar në Turqi.

10:23
Scholz dhe Johnson i premtojnë Ukrainës armatime të mëtejshme

Katër muaj kohë i la vetes Scholz që nga marrja e detyrës për vizitën e parë si kancelar në Londër. Përpara 24 shkurtit programi i vizitës do të kishte qenë ndryshe. Por tani lufta e Rusisë përcakton rendin e ditës.

10:21
Një llambë, një gjirafë dhe një pako me drithëra, çfarë mori me vete një familje ukrainase kur iku nga shtëpia?

Kur bombardimet ruse iu afruan shumë shtëpisë së tyre pranë Kievit, familja Pavlenko vendosi të largohet nga Ukraina.

10:05
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh, arrestohet anëtari i grupit kriminal në Tiranë

Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, nga një operacion ndërkombëtar i koduar  “Grand Tour”.

10:00
PS mbledh Kongresin, nis pjesa e parë me 5 panele

Ditën e sotme, në orën 09:30 nisi punimet Kongresi i Partisë Socialiste, ku priten zhvillime të reja.