Bombola e gazit që shpertheu mesditën e sotme në fshatin Troshan të Lezhës, ka shkatërruar tërësisht banesën.

Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Top Channel, në banesën një-katëshe ku ndodhi shpërthimi, nuk ka mbëtur gjë tjetër vetëm inertet dhe sendet e shkatërruara.

Nga zjarri i rënë në orën 11:25, mori lëndime një grua 67-vjeçare, e cika është në spitalin e Traumës.

Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel