Rama: Do të legalizojmë kanabisin për përdorim vetjak nëse e duan shqiptarët

09/04/2022 19:40

Pas nismës për legalizimin e kanabisit mjekësor, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse shqiptarët do e duan, atëherë do e legalizojnë kanabisin për përdorim vetjak.

“Ne do pyesim shqiptarët se kemi pasur shumë njerëz që donin të dinin a ishte legalizimi i kanabisit për përdorim vetjak, do i pyesim vitin tjetër, do të fusim kanabisin me gramatura minimale, unë personalisht nuk ka mendim, kemi bërë shumë debate dhe kam qenë shumë i dyzuar, më shumë për po sesa jo, por i dyzuar, tani jemi shumë të qartë, nëse do thonin shqiptarët po, do e lejonim, pavarësisht se ca thotë të vdekurit (i referohet Berishës), është e sigurt që përdorimi i kësaj lende nuk të ngjallë”, tha Rama.

Kujtojmë se qeveria, në një ndër pyetjet e Këshillimit Kombëtar,  kërkonte përgjigje nga shqiptarët nëse edhe Shqipëria duhet të kultivojë, përpunojë e eksportojë në mënyrë të kontrolluar kanabisin për qëllime mjekësore.

Sipas të dhënave të përgjigjeve anonçuar nga vetë kryeministri, 61 % janë përgjigjur pozitivisht. 29 negativisht dhe 10 % nuk e dinë.

“Ne do të procedojmë ashtu siç u shprehën qyterarët do të legalizojmë kanabisin për përdorim mjekësor”, tha Rama.

Akoma nuk ka detaje se çfarë do të sjellë legalizimi mjekësor. Një situatë si në Maqedoninë e Veriut ku kjo ka ndodhur prej vitesh, pa sjellë ndonjë impakt të fortë ekonomik, apo për diçka tjetër, më të gjerë, më masive, e ngjashme me shtetet më liberale të Amerikës, apo Britaninë e madhe dhe Holandën.

Top Channel