“Një zyrtar u dënua për një arkë peshk”, Rama: Pse drejtësia e re nuk po hyn në kraterin e vullkanit 30-vjeçar të padrejtësive

09/04/2022 13:49

Nga kongresi i PS, kryeministri Edi Rama komentoi dënimin e ish- zv/ministres Rovena Voda, ndërsa ndërsa theksoi se drejtësia e re, nuk po hyn ende në ata që vranë protestues në Bulevard.

“Të gjitha qeveritë, për të bërë detyrën zgjidhen. Për të bërë detyrën ishte zgjedhur edhe kush e dogji Shqipërinë në zjarrin e piramidave, edhe kush i vrau protestuesit në bulevard.

Drejtësia e re ende po vonon, apo po nguron që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive 30 vjecare. Ndërkohë që dënon një zyrtar të lartë për një ark peshk. Ndërsa dallimin mes qeverive e bëjnë vendimet që marrin. Kemi hyrë në këtë mandat të tretë më të fortë.’- tha Rama.

Ish zv/ministrja Rovena Voda u dënua pak ditë më parë me 10 muaj burg, pasi sipas organit të akuzës kishte marrë një arkë me peshk për një vend pune.

Top Channel