Sonte Gjermani-Holandë/ Klopp duhet të fitojë, por Xavu ka ndërtuar një makineri golash të pamëshirshme Vllaznia dhe Laçi ndahen në paqe në duelin mes tyre.
Në Loro Boriçi të Shkodrës sfida mes këtyre skuadrave u mbyll me barazimin pa gola 0-0 duke dalë nga fusha e lojës me nga vetëm 1 pikë. Shpëtim Duro u kthye në stolin e Laçit pas largimit të Josës duke drejtuar një skuadër që luftoi shumë në këtë përballje me Vllazninë, me kurbinasit që mbeten në vendin e dytë në klasifikim Vllaznia pati shanset e saj në këtë tskim me Da Silvën, Aralicën dhe Liridon Latifin, ndërsa Laçi u kundërpërgjigj me shanset e Julian Shehut dhe Mentor Mazrekajt.
Në pjesën e dytë ndeshja u duk më e hapur me të dyja skuadrat që luajtën në sulm, por në fund rezultati mbeti 0-0 me Lacin që shkon 47 pikë, ndërsa Vllaznia është 40. Nuk ka fitues as në sfidën mes Kukësit dhe Egnatias në ndeshjen e javës së 28 të Abissnet superiores. Në stadiumin e Kamzës sfida mes këtyre dy skuadrave përfundoi me barazimin 1-1 një rezultat ky që u dha skuadrave nga vetëm 1 pikë. në pjesën e parë zhbllokoi rezultatin me Gjelbrim Taipin, ndërsa në pjesën e dytë ishte Egnatia që shwnoi me Imerin duke barazuar rezultatin 1-1,në minutat e fundit Kukësi shënoi sërish me Lulaj, por VAR e anuloi për prekje të topit me dorë të këtij të fundit dhe rezultati mbeti 1-1. Ai që nuk gaboi ishte Partizani që mposhti Teutën me rezultatin 3-1 duke parakaluar Vllazninë në vendin e katërt me 41 pikë.
Ishte skuadra kampione në fuqi që mori avantazhin në sfidën e luajtur në Elbasan Arena me Ivanovic, por në fundin e pjesës së parë Partizani barazoi me Skukën, një gol që u konfirmua pasi u pa në sistemin VAR. Në pjesën e dytë, Partizani përmbysi gjithçka duke shënuar 2 gola të tjerë me Bitrin në minutën e 53 dhe Miroslavijev në të 96 duke fiksuar fitoren 3-1
Java e 28 e Abissnet Superiores do të vijojë të dielën me Skënderbeu-Tirana dhe të hënën me Dinamo-Kastrioti, ndeshje këto që do të transmetohen në platformën Digitalb.
Top Channel