Presidenti Ilir Meta ironizon Kongresin e PS: Rama e mblodhi për t’i thënë socialistëve, duhet të shkoni të gjithë në burg

09/04/2022 18:21

Presidenti Ilir Meta ka ironizuar Kongresin e PS duke thënë se kryeministri Edi Rama e mblodhur për t’i thënë socialistëve që duhet të shkojnë të gjithë në burg përveç tij.

Meta: Gjithçka që ka thënë presidenti para një viti ka dalë. Arrestimet brenda PS po shiten si sukses i reformës në drejtësi. Shohim që pas 1 viti, një pjesë e konsiderueshme e grupit parlamentar është sot në një vend tjetër dhe kjo kërkohet të paraqitet si sukses i madh i reformës në drejtësi. Mblodhi një kongres për t’i thënë socialistëve: “Të gjithë duhet të shkoni në burg përveç meje.”

Top Channel