YouTube bllokon televizionin që transmeton parlamentin rus, reagojnë zyrtarët

09/04/2022 13:48

YouTube ka bllokuar Duma TV, një kanal televiziv i cili transmeton  parlamentin e Rusisë.

Ditën e sotme në një mesazh nga YouTube u tha se “kanali televiziv Duma u bllokua për shkak të shkeljeve të kushteve të shërbimit të YouTube”.

Zyrtarët rusë të indinjuar kanë reaguar menjëherë pas këtij veprimi.

“YouTube ka qenë nën presion nga rregullatori rus i komunikimeve Roskomnadzor dhe zyrtarët u përgjigjën shpejt,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.

Mbikëqyrësi rus i komunikimit tha se i ka kërkuar Google të rivendoste menjëherë aksesin në kanalin Duma.

Top Channel