Një person është gjetur i vdekur ditën e sotme në Milot të Kurbinit.

Korrespondentja e Top Channel bën me dije se personi është i aksidentuar nga një mjet në lëvizje, pasi pranë tij janë gjetur copa makinash.

Viktima është identifikuar si Zef Keci68 vjeç, banues në Rrëshen.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale, pjesë të mjetit që dyshohet që e ka aksidentuar.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit.

Top Channel