Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot gjatë Kongresit të PS-së se do të ketë ndërhyrje në faturën e çmimit të energjisë elektrike.

Gjatë fjalës së tij në kongres, siç e kishte paralajmëruar, Rama tha se familjeve të pasura, fatura do i shkojë me çmim tjetër, megjithëse nuk përcaktoi shifra.

Edi Rama: Sot qeveria paguan diferencën mes faturës që shkon në qindra familje dhe në 95 mijë biznese të vogla, të çmimit real të energjisë. Kjo kërkon shumë para të cilat hiqen nga diku tjetër. Ne se dimë se dhe sa kohë akoma do të duhet të përballemi me këtë çmenduri, të çmimit të energjisë elektrike. Prandaj edhe së paku, jo se do të na zgjidhi problemin, në funksion të asaj që kemi nevojë sot, të sensit të shpërndarjes së barrës dhe marrjes përsipër të peshave, nga kjo peshë e përbashkët, ne së shpejti do të vendosim një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji shumë më tepër se masa e gjerë e popullit, sepse janë më të pasur.

Top Channel