Rriten tensionet në Hormuz, SHBA godet objektivat iraniane pranë ngushticës, shpërthime në tre porte të rëndësishme Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Londër, kancelari Olaf Scholz dhe kryeministri britanik Boris Johnson u shfaqën më të bashkuar se kurrë dhe premtuan furnizime të mëtejshme me armë për Ukrainën.
Shtetet e NATO-s janë të një mendjeje të mos bëhen palë në këtë luftë, por Ukrainën do ta ndihmojmë të vetëmbrohet, deklaroi Johnson pas bisedimeve me kancelarin gjerman.
“Britania e Madhe do të dërgojë 100 milionë paund armatime të tjera të reja në Ukrainë, përfshirë këtu raketat anti-ajrore Starstreak që fluturojnë tre herë më shpejt se zwi, si dhe 800 raketa anti-tank dhe municione të precizionit të lartë që afta të godasin direkt objektivin e tyre“, u shpreh Johnson.
Scholz po kështu premtoi se Gjermania do të furnizojë vazhdimisht Ukrainën me armë, për të forcuar luftën mbrojtëse ndaj invazionit rus, ndonëse u tregua i rezervuar ndaj kërkesës së Kievit për dërgimin e tankeve mbrojtës të tipit “Marder” nga arsenali gjerman në Ukrainë.
“Ne përpiqemi të furnizojmë armë, që ndihmojnë dhe mund të vihen mirë në përdorim. Këtë e kemi bërë edhe në të kaluarën, e do të vazhdojmë ta bëjmë edhe më tej”, tha Scholz.
Por Moska edhe vetë furnizimin e Ukrainës me armë dhe municione nga perëndimi po e sheh si kërcenim dhe thotë se një lëvizje e tillë, do të shkaktojë gjakderdhje të mëtejshme.
“Veprime të tilla janë të rrezikshme dhe provokuese e kërcënojnë t’i çojnë Shtetet e Bashkuara dhe Federatën Ruse në rrugën e konfrontimit ushtarak“, tha për Newsweek ambasadori rus në SHBA, Anataloy Antonov.
Sipas Antonovit, Moska ka bërë çështë e mundur për të shmangur viktimat mes civilëve dhe dëmet në infrastruktrën e Ukrainës, pohime këto të cilat kontrastojnë thellë me realitetin, me pamjet e dhunës së skajshme mbi të pafajshmit apo shkatërrimin e qëllimshëm të strukturave jo ushtarake në Ukrainë.
Top Channel