Drejt fundit historik, “Skënderbeu” pak shanse për të qëndruar në Superiore

09/04/2022 20:51

Skënderbeu do të ketë një ndër stacionet e fundit Tiranën në ndeshjen e së dielës të vlefshme për javën e 28-të.

Korçarët janë në pikë kritike në këtë kampionat me 20 pikë në 27 javë, në fund të klasifikimit për ta shanset për të qëndruar në superiore javë pas jave po minimizohen.

Me Skënder Gegën në pankinë prej 3 javësh kanë arritur të marrin 3 pikë gjithsej por që nuk kanë mjaftuar për të besuar më shumë tek qëndrimi në Superiore pasi kundrështarët e tyre kanë arritur të fitojnë dhe janë shkëputur.

Ndërkohë Tirana udhëton drejt Korcës pa ndonjë presion të veçantë, në një kampionat që po e çon drejt titullit të 26-të kampion, duke qenë se e fillon këtë fazë të katërt me 14 pikë më tepër se sa vendi i dytë.

Kjo do të jetë ndeshja e vetme e ditës së diel, ndërkohë që Dinamo do të luaj ndeshjen e saj ndaj Kastriotit ditën e hënë, një tjetër duel i drejtpërdrejtë mbijetese. Të gjitha këto takime të kampionatit shqiptarë do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel