“Siguri për paratë nën dyshek”/ Rama: Amnistohen paratë nga puna në të zezë, por jo për kriminelët

09/04/2022 14:18

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të bëhet amnisti fiskale për paratë e qytetarëve që i kanë mbledhur nga puna në të zezë, por nga puna e ndershme dhe jo ato para që janë fituar nga krimi.

Gjatë fjalës së tij në kongres, Rama tha Shqipëria nuk e ka pasur kurrë më parë formalizimin, dhe ka ardhur koha që shqiptarët të kenë siguri për paratë që “fshehin” poshtë dyshekut.

Edi Rama: Shqipëria pa PD ska asnjë problem, përfytyrojeni pa PS dhe shiheni. Njerëzit duan siguri për paratë që kanë mbledhur nën dyshek gjithë këto vite nga puna në të zezë, jo nga puna e zezë, ne do tja u japim këtë siguri. Paratë e krimit janë të padiskutueshme nuk diskutohet. Nuk mund të bëjmë një amnisti për kriminelët të cilitdo nivel. Me shumë respekt, të gjithë partnerëve ndërkombëtarë, të cilët kanë të drejtat e tyre dhe e kanë para këtë çështje si çështje që lidhet me të keqe, siç e shihin ata legalizimin e kanabisit.

Këtë gjë e kemi vendosur dhe do e bëjmë se kjo është gjeja që u intereson shqiptarëve që kanë nxjerrë lekë nga puna dhe nuk mund të bëjmë zor, sa herë duhet të sjellin qoftë edhe një shumë modeste për të blere një shtëpi këtu. Nuk është siguri që të mos e bësh këtë, aq më tepër sot, një kohë e trazuar për tërë botën. Shqipëria nuk e ka bërë kurrë këtë formalizmi, që nga dita ku ka dalë nga shpella e komunizmit. Ky është vendi që ka nivelin e përdorimit të parasë jashtë sistemit bankar në gjithë Europën, Koha për ta ndryshuar këtë fakt është tani. Këter ka thënë me forca një shumicë dërrmuese e shqiptarëve të pyetur në Këshillin Kombëtar

Top Channel