I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh, arrestohet anëtari i grupit kriminal në Tiranë

09/04/2022 10:05
Foto ilustruese

Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, nga një operacion ndërkombëtar i koduar  “Grand Tour”.

Në pranga është vënë S. F., 26 vjeç. I riu ishte në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ky operacion është finalizimi i një hetimi të nisur nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Torinos, Itali, kundër një grupi të organizuar kriminal, me aktivitet në disa shtete të ndryshme. Hetimet janë koordinuar nga zyra e Prokurorit Publik të Drejtorisë Antimafia, autoritetet sllovene dhe EUROJUST. Edhe në këtë operacion, Policia e Shtetit tregoi besueshmëri dhe profesionalizëm, duke u radhitur si e barabartë me policitë homologe që ishin pjesë e operacionit.

Top Channel