Veliaj publikon foto me Belinda Ballukun në Kongres: “Kush na ka inot, kshu na paftë përnot”

09/04/2022 18:43

Në përfundim të punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, kreu i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj ka publikuar një foto me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Me motrën e lalit vet Belinda Balluku dhe si thonë tironcit: Kush na ka inot, kshu na paftë përnot #KongresiPS”, tha Veliaj.

Më herët, në një intervistë televizive, Kryebashkiaku Erion Veliaj tha sot se ne Tirane do të vijojnë punët e mira. Ai shtoi se projektet për Kryeqytetin do të ecin perpara me të njëjtin ritëm.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel