Jennifer Lopez në veshje sportive shfaq ‘të pasmet e famshme’ në shëtitje me familjen (fotot)

09/04/2022 15:19

Thuhet se ajo ka siguruar asetet për miliona dollarë.

Jennifer Lopez doli dje për një shëtitje sportive me familjen në New York e veshur në streçe të ngushta duke shkaktuar ‘kaos’ mes paparacëve  që e pikasën.

Bukuroshja nga zona e Bronx ishte me nënën e saj Guadalupe dhe motrën e vogël Lynda për një vizitë ‘shopping-u’ në Soho.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur provoi se mund të gjente rrugën e saj edhe jashtë tapetit të kuq me të poshtmet e ngushta dhe një xhaketë lëkure nga sipër.

Lopez kishte mbledhur flokët në një topth, ndërsa mbante syze aviator dhe atlete ngjyrë portokalli.

Guadalupe ishte mbështjellë mirë për kohën e ftohtë, me një xhaketë lëkure e pantallona të zeza, duke u kujdesur për fëmijët e J’Lo teksa i drejtonte te makina.

Këngëtarja ka dy fëmijë binjakë Max e Emme me burrin e saj të tretë Marc Anthony.

FOTO GALERI
1/3
Jennifer Lopez doli dje për një shëtitje sportive me familjen në New York e veshur në streçe të ngushta duke shkaktuar ‘kaos’ mes paparacëve

Top Channel