Legalizimi i kanabisit mjekësor, Meta: Nuk është histori e re, kërkohet t’i vihet kazma përfundimtare

09/04/2022 19:03

Presidenti Ilir Meta ka komentuar nismën e ndërmarrë nga qeveria për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Meta: Kjo e kanabisit s’është histori e re. Ka filluar me vizitën te nënë Ferideja. Kërkohet t’i vendoset kazma zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në vendin tonë. Është ëndërr që vetëm shpejton zhvillimet e duhura për ta kthyer Shqipërinë në një vend normal, të llogaridhënies dhe një vend të drejtësie së vërtetë për të gjithë.

Ndërsa për institucionin e Presidentit, Meta tha se nuk do të kandidojë sërish. Sa i përket konferencës të paplanifikuar, Meta tha se erdhi për shkak të sulmeve kundrejt tij.

Meta: Duhet një President i mirë për popullin, t’ia lëmë popullit. Unë nuk kandidoj tani. Shqipëria do të normalizohet shumë shumë shpejt. Më vjen keq se nuk kisha planifikuar të dilja sot. Në respekt të PS dhe kongresit të saj, por isha i detyruar për shkak të gjithë atij sulmi dhe shpifjeve që janë tërësisht të pavërteta. Tre komisionet hetimore parlamentare në 5 vite, të treja të dështuara. Tre herë në Venecia, e dini se si ka përfunduar. Edhe në Kushtetuese dihet se si është zgjedhur dhe kapje ka mazhoranca, i dini të gjitha rezultatet.

Top Channel