E shtunë, 27 Nëntor 2021
15:27
Kosova “tregon dhëmbët”, nxjerr në rrugë ushtrinë në ditën e Forcave të Mbrojtjes

Forca e Sigurisë së Kosovës zbarkoi nëpër rrugë me manifestimin që shënoi Ditën e saj, në një event që u kthye në demonstrim force e vetëbesimi.

15:27
Lind bebja gjatë fluturimit, në avionin e pasagjerëve drejt Uzbekistan (fotot)

Një avion i linjave Aeroflot që fluturonte nga qyteti rus i Shën Petersburg drejt Namangan në Uzbekistan ka bërë një ulje emergjence në Nizhny Novgorod, pasi një bebe lindi në bordin e tij, njoftonte agjencia ruse TASS.

15:21
Gjyshi përdhunoi dhe vrau mbesën, dyshimet për ngjarjen tronditëse

Tragjedia e 3 vjeçares që u gjet disa ditë më parë e vdekur në Mersin të Turqisë thellohet edhe më shumë pas zbulimeve të reja tronditëse që kanë dalë në dritë gjatë hetimit.

15:16
E rëndë në Pezë/ U rrëzua aksidentalisht nga biçikleta, humb jetën në spital 17 vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një vajze të mitur është shënuar këtë të shtunë në fshatin Maknor të Pezës.

15:07
Korça, destinacioni i festave/ Rezervimet janë mbyllur herët

Pavarësia u shpall në Vlorë por janë të shumtë pushuesit që zgjedhin të festojmë në Korçë.

15:05
Zjarr te Covid 3, nuk ka të lënduar/ Hetohen shkaqet, dyshohet për një mjet ngrohës

Ambiente pranë spitalit COVID 3 janë përfshirë nga një zjarr i papritur paraditen e kësaj të shtune.

14:58
Vijnë të mbijetuarit nga Sofja: I duhen psikiatër! Besa Trans në “darën” e drejtësisë

Në Shkup, pritet të mbërrijnë dy të mbijetuarit e parë të tragjedisë së autobusit të djegur në një autostradë të Bullgarisë, ku humbën jetën mes flakëve 45 persona, shumica të rinj e fëmijë.

14:57
Opinionistja Balina Bodinaku: Do të kisha bërë masakër nëse do të futesha në Big Brother!

Këtë të shtunë në emisionin “Goca dhe Gra” ka qenë e ftuar opinionistja e Big Brother VIP, Balina Bodinaku.

14:50
Deputetja e PD-së reagon pas skandalit të Beratit, apel Ministrisë: Largoni mësuesin pedofil nga shkolla!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas publikimit të një skandali ku një person i dënuar për “ngacmim seksual” dhe “pedofili” është rikthyer në punë si mësues në një shkollë në Berat.

14:48
Skandali i rikthimit në punë të mësuesit të dënuar për pedofili/ Ministrja Kushi: E hoqëm menjëherë. Ka nisur hetimi për…

Një rast i paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në Berat, ku një mësues që rezulton të jetë i dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003, është rikthyer si mësues në një nga shkollat 9 vjeçare të qytetit.

14:41
30-vjetori i marrëdhënieve me Vatikanin/ Rama takim me Atin e shenjtë, vendos lule te varri i Papës shqiptar

Në 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- Vatikan kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten dhe djalin Zaho ndodhen ne Seline e Shenjte ku pritet te kenë një takim me Papa Franceskun.

14:38
Nga ndërtimi i paligjshëm, te prerja e pyjeve/ Goditen 90 raste të krimeve mjedisore në të gjithë vendin

Policia e Shtetit në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin e krimeve mjedisore kanë bërë të mundur goditjen e 90 raste të krimeve mjedisore në të gjithë vendin.

14:35
Përfundon epoka e burgut të Zaharisë, nis transferimi i 325 të burgosurve drejt Shënkollit

Një operacion që pritet të zgjasë dy ditë ka nisur të shtunën për transferimin e 325 të burgosurve në Zahari që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor në drejtim të Shënkollit.

14:31
Atdheu ngacmon live në emision moderatoren: Lule dhe një takim 4 minutësh!

Ditën e sotme në “Goca dhe Gra” është diskutuar tema nëse vajzat i shohin djemtë nga xhepi apo jo. I ftuar ka qenë ish konkurrenti i Përputhen Atdhe Xharavina.

14:23
Shqiptarët stolisin New York-un me flamuj kuq e zi për 28 Nëntorin (FOTO)

28 Nëntori edhe këtë vit, në Shtetet e Bashkuara e Kanada erdhi me një serë aktivitetesh për nder të Ditës së Flamurit – 109 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

14:22
“Më kanë ndërruar emocionet”, Pajtimi sqaron ndjenjat që ka për Sarën

Pajtimi deklaron se i kanë ndryshuar emocionet për Sarën.

14:11
Krisje mes Putin dhe Vuçiç? “Presidenti rus nuk e priti mirë, Vuçiç s` thotë të vërtetën”

Kryetari i lëvizjes serbe “Oslobodjenje” dhe ish-këshilltari i Boris Tadiç, Mlljadin Gjorgjeviç ka një tjetër verison për vizitën e presidentit Aleksandar Vuçiç në Rusi, të përshkruar si mjaft të përzemërt.

14:05
Beniada përlotet: Mu duk sikur mbrëmë takova vëllanë tim

Surpriza që Beatrix mori mbrëmë nga vëllai i saj duket se ka emocionuar tepër edhe Beniadën.

14:05
Balta deri në gju/ Ja si shkojnë në shkollë fëmijët e Sericës që nuk ka rrugë të shtruar

Kjo është rruga që të çon në Fshatin Serice të njësisë administrative Labinot-Mal në Elbasan.

13:53
Rama e shkarkoi si kryebashkiak/ Fatos Tushe padi në Kushtetuese

Ish- kryebashkiaku i Lushnjës ka ankimuar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave që e largoi nga detyra.

13:44
Tirana luan në Korçë/ Ndërsa Vllaznia pret sot Laçin

Tirana ka udhëtuar drejt Korçës ku do të luaj pasditen e sotme ndeshjen e parë të fazës së dytë përball vendasve të Skënderbeut.

13:42
Balina tregon me emra kush mendon se do arrijë në finale

Balina Bodinaku, opinionisjta e Big Brother Vip, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ka treguar tre emrat që sipas saj duhet të shkojnë dhe meritojnë natën finale.

13:31
Balla takim me sindikatën e naftëtarëve: Do vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e naftëtarëve nga detyrimet e prapambetura

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim me drejtuesit e sindikatës së naftëtarëve të Ballshit.

13:29
“Nuk mendoja që…”/ Balina Bodinaku flet për herë të parë pas përplajes me Fifin

Opinionistja e Big Brother Vip, Balina Bodinaku e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ka folur për herë të parë pas përplasjes me Fifin.

13:28
Rusia e Kina “po pushtojnë” Ballkanin: Ekspertët japin alarmin

Damon Wilson nga National Endowment for Democracy, tha në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se ende ka punë të papërfunduar për jetësimin e reformave që sigurojnë se Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e botës së lirë dhe institucioneve demokratike.

13:21
SHBA, gati për luftë me Rusinë: Ukraina nuk është vetëm

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklarojnë se të gjitha alternativat janë mbi tryezë lidhur me reagimin ndaj grumbullimit të “të madh dhe të pazakontë” të trupave ruse pranë kufirit të Ukrainës.

13:21
Procedohet penalisht shtetasi kosovar/ Zbardhet aksidenti i eskortës së Sali Berishës, ja çfarë thotë policia

Pas aksidentit ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Mamurras ku u përfshinë 3 automjete, një prej të cilave pjesë e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha, që po ktheheshin nga foltorja që kishin zhvilluar në Kurbin, ka ardhur edhe reagimi i policisë së shtetit.

13:03
SHBA-ja dhe BE-ja dënojnë vrasjet në Deçan

Përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kanë dënuar sulmin që ndodhi më 26 nëntor në Deçan, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri u vranë tri persona dhe u plagos edhe një tjetër.

13:01
Cassano sulmon Allegrin: Juventus bëri gabim që e riktheu, atë mund ta ndihmojë një psikiatër

Juventus doli e turpëruar nga ndeshja e fundit në Ligën e Kampionëve teksa u mposht nga Chelsea në Londër më rezultatin e thellë 4-0. Bardhezinjtë, humbën në këtë formë vendin e parë në grup, ndërsa tashmë pritet të kenë një short më të vështirë për fazën me eliminim direkt. Ndërkohë, ajo disfatë e rëndë nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga Antonio Cassano. Ish-futbollisti ka theksuar se Juventus bëri një gabim të madh që e riktheu Massimiliano Allegrin dhe se atë në këtë situatë mund ta ndihmojnë vetëm shenjtorët apo një psikiatër.

12:59
Serbia bllokon 4 ministra shqiptarë: Nuk hyni në Preshevë e Bujanoc

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, njoftoi se Serbia i ka refuzuar kërkesën për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë atij dhe kolegëve Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku.

12:56
Moti i keq dhe reshje të dendura shiu, ARRSH apel shoferëve: Ja cilat segmente duhet të keni kujdes!

Dimri do tregojë “dhëmbët” që ditët e para, parashikojnë meteorologët. Stuhia që ka përfshirë vendin tonë e ka origjinën nga jugu i Europës, ndërsa stuhitë dhe reshjet do vazhdojnë gjithë fundjavën.

12:51
FSHF/ Ja provat që hedhin poshtë shpifjet!

Federata Shqiptare e Futbollit, e akuzuar prej ditësh se ka bërë bërë pagesa anti-ligjore dhe jo në llogaritë zyrtare të KF Tirana, dëshiron të informojë opinionin publik dhe anëtarët e saj se këto akuza rrëzohen nga dokumentat e mëposhtme.

12:43
Sekuestrohen 48 kg kanabis në aksin Kakavijë-Janinë/ Arrestohet shqiptari që drejtonte mjetin

Departamenti i antidrogës së Janinës ka sekuestruar sasinë prej 48 kg kanabis në vendin e quajtur Kalpaqi në aksin rrugor që lidh Kakavijën me Janinën.

12:38
Zjarri te Covid 3, Manastirliu: Të gjithë pacientët janë mirë, po hetohen pistat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka qenë sot në ambientet e spitalit Covid-3, në Qendrën Spitalore Universitare në kryeqytet, të cilat u përfshinë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune.

12:32
Familja e shoferit të vrarë në Gllogjan hap dyert e mortit, nuk ka dijeni për ndonjë konflikt të djalit

Në shtëpinë e Gani Gjokajt në Skivjan të Gjakovës është hapur dera për ngushëllime. I ati dhe anëtarët e tjerë të familjes po presin njerëz për ngushëllime pas vrasjes së mbrëmshme në Gllogjan të Deçanit, ngjarje kjo që tronditi të gjithë Kosovën.

12:26
U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, pranga dy të rinjve në Gjirokastër

Dy të rinj janë vënë nën prangat e policisë në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm.

12:25
Kupa Pavarësia/ Përfaqësues të futbollit kosovar dhe ish-futbollistë të njohur ndodhen sot në Vlorë

Përfaqësues të futbollit kosovar ish-futbollistë të njohur në Vlorë në prag të 109 vjetorit të pavarësisë. Të pranishëm në Shqipëri në kuadër të kupës pavarësia që zhvillohet për çdo vit në festat e nëntorit ish-futbollistë kosovar janë ndalur në Vlorë edhe pse aktiviteti zhvillohet në Durrës. 

12:20
Dhunohet monumenti i Pavarësisë në Tiranë, vidhen për skrap pllakat

Edhe pse jo pak herë flasim për patriotizëm, veçanërisht pranë datave festive apo ndeshjeve të kombëtares, jemi po ne që vijojmë të vandalizojmë monumentet dhe simbolet tona më të rëndësishme.

12:14
500 herë më infektues/ 61 të prekur nga Afrika në Europë, dyshohet për variantin e ri!

Varianti i ri i koronavirusit, gati 500 here me infektues sic thuhet, Omicron i i zbuluar në Afrikën e Jugut, po tmerron botën. Sipas qendrës europiane për kontrollin e sëmundjeve, niveli i rrezikut “është shumë i lartë”, dhe duhen shtuar përpjekjet për imunizim.

12:09
”Shembullorë e të shkëlqyer”/ Kush ishin dy nxënësit e vrarë në autobusin e shkollës!

Koordinatori i Shkollës së Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë, Arben Sufaj, rrëfeu në emisionin A23 në ATV se 16 vjecari nga Gllogjani, që mbeti i vrarë nga sulmi i armatosur mbi autobusin me të cilin udhëtonte, kishte qenë me shokët e klasës për një ekskursion në Malishevë, për t`u kthyer me pas në Gjakovë.

12:06
Papa i dytë që viziton Greqinë/ Vizita historike pritet më 4 dhjetor

Megjithëse i vogël ne numër, rreth 50000 besimtare gjithsej, kongregacioni katolik, por multikulturor ne Greqi përgatitet per vizitën e dyte ne vend te Papa Françeskut qe do te mbërrije ne Athine ne 4 dhjetor duke u bere Papa i dytë që viziton vendin me mbizotërim ortodoks grek që kur Skizma e Madhe ndau krishterimin në Lindje dhe Perëndim gati një mijë vjet më parë.

12:05
Lëndë plasëse në derën e një apartamenti në Fier/ Banorët të tronditur: Kryefamiljari jeton prej vitesh në Itali, nuk ka pasur probleme me askënd

Një shpërthim i fuqishëm tronditi të premten në darkë banorët e një pallati në lagjen “8 Shkurti” në qytetin e Fierit.

11:47
100 vjetori i Flotës Detare shqiptare/ Në Vlorë çelet ekspozita fotografike e arkivës së detarisë

Në 100 vjetorin e Flotës detare shqiptare është çelur në Vlorë ekspozita fotografike e arkivës së detarisë shqiptare.

11:41
Policia reagon për zjarrin që përfshiu mjediset e spitalit “Covid 3” në QSUT

Zajrri përfshiu këtë të shtunë mjediset e spitalit “Covid 3” në Qendrën Spitalore Universitare, Nënë Tereza në kryeqytet.

11:40
Dimri do tregojë “dhëmbët” që ditët e para, çfarë parashikojnë meteorologët për ditët që vijnë

Stinën e vjeshtës gati-gati nuk e ndjemë fare. Madje pati njerëz, që frekuentonin plazhet në nëntor. Por gjithë ajo që nuk ra në vjeshtë, po ndodh këto ditët e fundit, që po karakterizohen nga stuhitë dhe reshjet. Ndërsa dimri do tregojë “dhëmbët” që ditët e para, parashikojnë meteorologët.

11:27
Durrës/ Makina përplas 45-vjeçarin që ishte duke lëvizur me biçikletë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.4 në Durrës. Policia njofton se mjeti me drejtuese një grua 44-vjeçe ka përplasur një 45-vjeçar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

11:24
Variantet e reja të Covid-19/ Manastirliu në Vorë: Vaksina e vetmja armë për t’u mbrojtur! Mos neglizhoni dozën e tretë

“Vaksinimi me dozën e tretë është shumë i rëndësishëm për të gjithë ata të cilët e kanë bërë vaksinën përpara 6 muajve. Ndaj ftoj të gjithë qytetarët edhe njëherë të mos e neglizhojnë bërjen e dozës së tretë, ashtu sikurse ne duhet të ecim me dozat e para të vaksinave, në mënyrë që të arrijmë mbulesë vaksinale sa më të gjerë”.

11:21
Dy vite pas tërmetit tragjik, programi #EU4Schools ka investuar mbi 75 mln euro për rindërtimin apo riparimin 63 institucioneve arsimore

Dy vjet më parë, mëngjesi i 26 nëntorit e gjeti Shqipërinë në agoni të plotë pas një tërmeti me magnitudë 6,4 që la pas 51 viktima. Më shumë se 1000 pasgoditje të tjera dëmtuan më tej shtëpitë, institucionet arsimore, ndërtesat publike dhe private. Tërmeti la pas qytete të paralizuara dhe komunitete të pashpresa. Ai pati një faturë të rëndë në objektet arsimore, duke lënë mijëra fëmijë të traumatizuar dhe pasiguri për arsimin e tyre në të ardhmen.

11:11
Gjykata i jep të drejtë Bashkisë për prishjen e pallateve të dëmtuar në Kombinat: Aktekspertizat dhe vendimet e KB brenda ligjit

Gjykata Administrative i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës për prishjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Kombinat për t’i hapur rrugë projektit të lagjes së re moderne. Në vendimin e zbardhur prej saj, gjykata ka vlerësuar si të drejta ekspertizat e kryera mbi pallatet e dëmtuara si në Rr. “Llazi Miho” në Njësisë Administrative Nr. 6, si dhe vendimet e marra nga ana e Këshillit Bashkiak pas zhvillimit edhe të dëgjesave.

11:09
“Jemi me ty Kosovë e dashur”/ Balla reagon pas ngjarjes tragjike në Gllogjan të Deçanit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Sociliste Taulant Balla ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gllogjan të Deçanit, ku një autobus me nxënës u sulmua nga kriminelë të armatosur.

10:53
Presidenti ukrainas paralajmëron për grusht shteti

Shqetësimet për lëvizjet e trupave ruse në kufirin ukrainas shoqërohen me paralajmërimin për një grusht të mundshëm shteti.

10:50
Policia: Nuk ka arsye për të besuar se ngjarja në Deçan është akt terrorist

Tre persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit, kanë konfirmuar autoritetet e rendit në Kosovë.

10:42
LSDM-ja pranoi dorëheqjen e Zoran Zaevit

Organet drejtuese të partisë maqedonase, Lidhja Social Demokrate (LSDM), kanë miratuar dorëheqjen e Zoran Zaevit nga kreu i partisë, pas një debati që ka zgjatur deri në orët e para të ditës së shtunë. Shumica e anëtarëve të kryesisë së gjerë të partisë kishin kërkuar tërheqjen e dorëheqjen, por Zaevi ishte i këmbëngulës në vendimin, të cilin e kishte paralajmëruar më 31 tetor pas disfatës së thellë të LSDM-së në zgjedhjet lokale.

10:09
30-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Seli e Shenjtë/ Rama i akordon titullin e kordonit me yll “Benemerenti” kardinalit Pietro Paroli

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Italisë, ku sot ndodhet në Romë, kur shënohet 30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Seli e Shenjtë.

09:49
“Spitali i Ri i Fierit – Gjithçka duhet të dini!”

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë, u hap në Majin e këtij viti dhe ofron shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut dhe Shqiperise se Mesme.

09:41
Kukës/ Kapet 30-vjeçari që dëmtoi me sende të forta 24-vjeçarin, i plagosuri ndodhet në spital

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili ka dëmtuar me sende të forta një 24-vjeçar.

09:19
Shqipëria dhe Kosova marrëveshje lehtësimi për njohjen e diplomave/ Kushi: E gjithë procedura brenda 20 ditësh

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje në fushën e Arsimit, për lehtësimin e proceduratëve dhe të shkurtimit të afateve për njohjen e diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore ‘Doktor’ që jepen nga institucionet arsimore të dy vendeve.

09:17
I mbijetuari i masakrës jep detaje për autorin e krimit horror në Kosovë: Na doli me kallash para dhe…

Një prej të mbijetuarve të sulmit me armë në Kosovë, ku mbetën të vrarë tre persona, ka zbuluar detaje rreth krimit makabër.

09:08
15-vjeçarja dhe ish-gruaja i largohen në drejtim të paditur, babai i të miturës denoncon, arrestohet edhe një 42-vjeçar

Policia e Delvinës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

08:55
SHBA i bashkohet BE-së/ Ndalon udhëtimet nga Afrika e Jugut dhe 7 vende të Afrikës Jugore

SHBA ka vendosur të kufizojë udhëtimin nga Afrika e Jugut dhe shtatë vende të tjera të Afrikës Jugore në përpjekje për të frenuar variantin e ri të koronavirusit që po përhapet me ritme të shpejta atje.

08:43
Policia zbarkon në zyrat e Juventusit/ Sekuestrohen dokumente dhe ngrihet akuza për mashtrim financiar

Guardia Di Finanza ka zbarkuar në zyrat e Juventus. Klubi Bardhezi është nën hetim me akuzën e mashtrimit financiar. Autoritetet kanë sekuestruar dokumente që kanë lidhje me lëvizjet në merkato të torinezëve. Prokuroria e Torinos ka nisur procedimin zyrtar, pasi Juventusi akuzohet për plusvalenca me transferime fiktive për të rregulluar bilancet.

08:38
Faza e dytë nis ndaj Laçit, Vllaznia synon fitoren e radhës

Faza e dytë për Vllazninë nis ndaj Laçi-t, të shtunën në “Loro Boriçi”, me sfidën që luhet në orën 19:45. Fitorja 3:1 ndaj Kastriotit në javën e fundit të fazës së parë, mund t’i shërbejë si pikë kthese shkodranëve të cilët për momentin kanë lënë pas ecurinë me tri javë pa fitore, 2 humbje dhe 1 barazim.

08:24
Çfarë është varianti i ri i COVID-19 i identifikuar në Afrikën e Jugut?

Autoritetet në disa pjesë të botës kanë reaguar me alarm ndaj variantit të ri të koronavirusit të identifikuar në Afrikën e Jugut, pasi Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe India janë në mesin e vendeve që kanë bërë të ditura kufizime në udhëtime, teksa shkencëtarët tentojnë të kuptojnë nëse ky mutacion u reziston vaksinave.

08:15
Rama publikon pamjet e Kampusit të ri të Universitetit Bujqësor

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamjet e Kampusit të ri të Universitetit Bujqësor në Tiranë.

07:57
Nuk ndalen ndërtimet në kryeqytet, sipërfaqja e lejeve i afrohet rekordit të 2019-s, arrijnë 355 milionë euro

Vrulli i ndërtimeve në kryeqytet pritet që të vazhdojë të paktën dhe në një të ardhme afatmesme, si rrjedhojë e lejeve të shumta të ndërtimit që po vijojnë të jepen.

07:31
Reshje shiu dhe temperatura deri në 20 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Zonat perëndimore do të kenë intensitet më të lartë të reshjeve.

06:58
Lëngu i shegës/ Përse ju duhet patjetër për kujtesë të fortë

Me kalimin e moshës ekspertët vënë re një rënie të fortë në aftësitë e të nxënit. Sipas të dhënave, rreth 40 përqind e njerëzve mbi 65 vjeç vuajnë nga problemet me kujtesën të nxitura nga mosha. Ekpsertët nuk përjashtojnë rolin e faktorëve genetikë, ushqyerjes dhe aktivitetit fizik në humbjen e kujtesës. Megjithatë ata nënvizojnë se mosha është një kontribues kryesor.

06:32
Çfarë duhet të hani në dhjetor, më të shëndetshmet e stinës

Në dhjetor duket sikur edhe ushqimet marrin ngjyra festive. Dhe nuk mund të mos mendosh për gjelin e detit të mbushur e të pjekur mirë, përsheshin karakteristik apo sallatërat e shumta që servirin amvisat shqiptare. Tani është fundi i sezonit të kungujve dhe gështenjave, ndaj shfrytëzojini mirë nëse ju zë syri ndonjë kungull nga zona e Peshkopisë apo ndonjë gështenjë të Tropojës.

06:16
Nga ora 22:30 policia greke punon me një sportel, qindra qytetarë kalojnë natën në radhë në Kapshticë

Në pikën kufitare të Kapshticës policia greke prej orës 22 e 30 po funksionon me një sportel kontrolli. Kjo ka sjellë dhe vonesa në kalimin e pasagjerëve.

05:50
Mësoni cili është ushqimi më i mirë i vjeshtës për të humbur peshë

Është ajo periudhë e vitit kur ideja për t’u çlodhur mund të tingëllojë pak më tërheqëse sesa të filloni të ushtroheni për të rënë nga pesha. Por në fakt, a do të mund t’a besonit që ekziston një ushqim i caktuar i kësaj stine, që mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të ngrënë dhe për të mos shtuar peshë?! Po, ai ekziston dhe është pikërisht kungulli!

05:15
Të vërtetat e miteve më të përhapura rreth epilepsisë

Në nivel global, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se epilepsia prek rreth 50 milionë njerëz. Nga këto, rreth 80% jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme. Simptoma kryesore për shumicën e njerëzve me epilepsi janë konvulsionet, që shkaktohen nga rritja e aktivitetit elektrik në tru.

03:46
Të lindur për të magjepsur, 3 shenjat më të fuqishme të horoskopit

Edhe pse çdo shenjë e zodiakut ka fuqinë e vet, ka disa shenja që kanë një aftësi të lindur për të magjepsur njerëzit me sharmin dhe personalitetin e tyre.

03:13
​Abdixhiku për vrasjen në Gllogjan: I trishtuar e tronditur me aktin makabër

Për ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Gllogjan të Deçanit ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

02:44
Shpërthimi në minierën në Rusi, shkon në 52 numri i viktimave

Ka shkuar në 52 numri i viktimave nga zjarri i rënë dje në një minierë qymyri në në rajonin Kemerovo të Rusisë.

02:20
Sulm i armatosur në Meksikë, 3 të vdekur

Të paktën 3 persona e kanë humbur jetën në një sulm të armatosur nga persona të paidentifikuar në Sonora të Meksikës.

01:59
Dy gjyqtare për “apelin” e Tahirit/ Tahiri dhe Çela u dënuan në shkallën e parë, ata apeluan vendimin

Jo vetëm shorti, por edhe numri i kufizuar i gjyqtarëve vendosi që fati i gjykimit të Saimir Tahiri dhe ish-kryepolicit të Vlorës Jaeld Çela të jetë në dorë të dy grave. Por gjyqtaret Daniela Shirka dhe Iliriana Olldashi deri sa të delegohet dhe anëtari i tretë gjenden në pamundësi për të nisur shqyrtimin e një procedimi të regjistruar prej 2016.

01:40
Partizani fiton me Teutën/ Kryeqytetasit marrin një fitore në minutat shtesë, dy lojtarë me të kuq

Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme në një fushë të vështirë si ajo e Teutës.

01:21
Fier, Baçi: PD nuk do ndahet/ Incidenti në degën e PD Fier, sepse unë mora pjesë te foltorja e Berishës

Ish kryetari i Partisë Demokratike të Fierit, Luan Baçi bashkë me disa qytetarë të Fierit u mblodhën për të dytën ditë radhazi pranë zyrave të selisë së PD në këtë qytet.

00:59
Qëllohet autobusi, tre të vrarë/ Kosovë, viktimat janë dy 18 vjeçarë dhe drejtuesi i autobusit, mister shkaku

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes në fshatin Gllogjan në Kosovë, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj një autobusi që po transportonte nxënës ku u vranë tre persona, drejtuesi i mjetit dhe dy nxënës të moshës 18 vjeç. Emrat e viktimave janë shoferi Gani Gjokaj dhe nxënësit Ledjon Hamazi e Ledjana Mustafaj.

00:48
“Kushëriri” i Al-Khelaifit “zyrtarizon” marrëveshjen me Zidane

Çdo ditë që kalon, Zinedine Zidane duket më afër bashkimit me PSG-në. Prestigjiozja franceze “Le Parisien” raportoi të enjten se negociatat mes palëve po përparonin, ndërsa pak orë më parë, kushëriri i supozuar i pronarit të PSG-së përdori sërish Twitter-in (siç veproi me Messin apo Mbappenë) për të thënë të tijën. Sipas Khalifah Bin Hamad Al-Thani, marrëveshja me Zidane është mbyllur.

00:25
Fifi flet pas daljes së saj nga shtëpia e “Big Brother”

Këngëtarja Fifi vendosi disa ditë më parë të lente përfundimisht shtëpinë e “Big Brother”.

00:10
Play Off/ Goglat të pamëshirshme për Italinë e Portugalinë, vetëm njëra shkon në Katar

Është hedhur shorti për fazën Play Off në botërorit Katar 2022, teksa goglat janë treguar të pamëshirshme me Italinë e Portugalinë. Të dyja janë në të njëjtin grup dhe vetëm njëra prej tyre do t’ia dalë të shkojë në Katar, duke e bërë më emocionuese fazën Play off.

00:04
Einxhel apo Semi?! Publiku vendos, nga Big Brother Vip largohet …

Semi është banori i larguar nga Big Brother Vip.

E premte, 26 Nëntor 2021
23:55
Trajneri i Empolit pret rikthimin e Bajramit: Duhet të rritet, por jemi të lumtur

Nedim Bajrami nuk ka qenë në nivelin e pritshmërive këtë sezon te Empoli dhe në dy javët e fundit të Serisë A ka humbur vendin e titullarit në formacion.

23:47
Stuttgart thyen Mainz dhe i largohet zonës së ftohtë

Stuttgart iu fal golave të japonezit Ito (21’) dhe kroatit Sosa (51’) për të thyer 2-1 në fushën e vet Mainz, që gjeti përkohësisht golin e barazimit me anë të Alexander Hack në fundin e pjesës së parë.

23:45
Truproja e Sali Berishës: Regjimi, skenar për të aksidentuar Berishën

Ervis Tushe, truproja i ish-Kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pas aksidentit mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Mamurras, ku një automjet në kundravajtje dhe me shpejtësi shkaktoi një aksident të rëndë.

23:36
Jo vetëm palestër dhe dieta ushqimore, Ronaldo zbulon edhe një tjetër sekret për trupin e tij

Cristiano Ronaldo është gjithnjë duke kërkuar perfeksionin sa i përket mirëmbajtjes së trupit të tij në formën maksimale. Kjo është edhe një nga arsyet pse CR7, tashmë në moshën 36-vjeçare vazhdon të ketë një ritëm të frikshëm në fushat e blerta.

23:23
La Liga/ Bilbao ka harruar të fitojë, barazon me Granadën

Barazon Athletic Bilbao në La Liga dhe fiton Stuttgart në Bundesligë. Ekipi bask e mbylli në barazim 2-2 takimin shtëpiak ndaj Granadës, dhe ndeshjet radhazi pa fitore në kampionat kanë shkuar pesë.

22:58
Emocione të bukura/Beatrix surprizohet nga vëllai i saj

Spektaklin e sotëm “Vëllai i Madh” ka vendosur të surprizojë Beatrix me njeriun e saj më të shtrenjtë.

22:54
Sulmi në Kosovë/ Reagon Rama: Jetët e marra nga plumbat e një egërsie meritojnë ndëshkimin ekstrem të drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kosovë, ku pas një sulmi ndaj një autobusi humbën jetën shoferi dhe dy nxënës. Rama shkruan se autorët duhet të marrin ndëshkimin më ekstrem të drejtësisë.

22:50
 Ti Raporton! Rrëshqitja e dherave rrezikon banesën në Lezhë

Mëngjesin e kësaj të premteje qyteti i Lezhës është zgjuar me temperatura të ulta dhe reshje të dendura shiu.

22:39
Sulmi në Deçan të Kosovës/ Reagojnë Basha, Meta dhe Xhaçka: Autorët të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen tragjike në Deçan të Kosovës ku gjatë një sulmi me armë ndaj një autobusi me nxënës humbën jetën 4 persona.

22:39
“E tronditur deri në palcë”/ Sulmi ndaj autobusit, Çitaku: Është akt terrorist

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se sulmi në Deçan ku mbetën të vrarë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës, është akt terrorist.

22:21
“Një nga arsyet qe kam hyrë këtu ka qenë te sfidoja veten”/Sarah preket në dhomën e rrëfimit

Sarah është përlotur gjatë spektaklit të sotëm edhe prezantuesja Arbana Osmani ka vendosur të flasi me të në dhomën e rrëfimit.

22:21
Në autobusin që u sulmua me armë në Gllogjan ishin tetë persona

Për ngjarjen tragjike në Gllogjan të Deçanit, ku në sulmin me armë ndaj autobusit u vranë shoferi dhe dy nxënës, detaje ka dhënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

22:12
Vrasja e trefishtë në Deçan/ Kryetari i Komunës: Apel organeve të rendit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj është shprehur i tronditur nga sulmi ndaj autobusit me nxënës, ku mbetën të vdekur tre persona.

22:09
FOTO-LAJM/ Sulmi me armë ndaj autobusit me nxënës, ja kush është shoferi që mbeti i vdekur

Një autobus me nxënës është sulmuar me armë këtë të premte në Gllogjan të Deçanit në Kosovë.

21:57
Vrasja e trefishtë në Kosovë, Kreu i Kuvendit: Ngjarje me përmasa kriminale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i tronditur nga vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

21:54
Plas tritoli në Fier/ Lëndë plasëse në derën e një apartamenti

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në katin e 4 të një pallati në Fier.

21:51
“Tronditëse!”/ Osmani: Sulmi ndaj autobusit me nxënës goditje ndaj rendit

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Decan këtë të premte, ku mbetën të vdekur tre persona.